Para

Banka e Anglisë financon drejtpërdrejt shpenzimet shtesë të qeverisë

Lëvizja lejon që ministrat të shpenzojnë më shumë në një afat të shkurtër për të luftuar koronavirusin pa prekur tregun e obligacioneve qeveritare

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë që ka përqafuar financimin monetar të qeverisë për koston e menjëhershme të luftës ndaj koronavirusit. Banka e Anglisë do të financojë drejtpërdrejt nevojat e shpenzimeve të shtetit mbi baza të përkohshme.

Kjo masë do të lejojë që qeveria të anashkalojë tregun e obligacioneve deri sa pandemia Covid-19 të përfundojë, edhe pse do të përballet me kritika, se është e angazhuar në politikën e stilit të Zimbabve që ka çuar në hiperinflacion.

Nënvizohen kërkesat e jashtëzakonshme për para që qeveria ka përjetuar javët e fundit, të cilat mendon se nuk mund ti financojë menjëherë në tregun e obligacioneve qeveritare.

Në një deklaratë për tregjet financiare të enjten, qeveria njoftoi se do të zgjerojë madhësinë e llogarisë bankare të qeverisë në bankën qendrore, e njohur historikisht si “Ways and Means Facility" ("Mënyrat dhe Mjetet e lehtësimit", që do të thotë shuma shkon vetëm në 370 milion paund.

Por që do të rritet në një shumë efektive të pakufizuar, duke lejuar ministrat të shpenzojnë më shumë në një afat të shkurtër kohor  pa pasur nevojë të ndërhynë në tregun e obligacioneve qeveritare. Në vitin 2008, një veprim i ngjashëm rezultoi me rritje në 20 miliardë paund.

Shkalla ka të ngjarë të jetë e madhe. Qeveria tashmë ka trefishuar shumën e borxhit që dëshironte të rriste në tregjet financiare në prill nga 15 miliardë që kishte njoftuar në Buxhetin e 11 Marsit në 45 miliardë deri në fillim të këtij muaji.

Megjithëse tregu i obligacioneve tregoi frustrim në mesin e marsit, teksa kriza e koronavirusit u thellua, qeveria deri më tani ka pasur vështirësi në rritjen e financave, veçanërisht pasi Banka e Anglisë ishte angazhuar për të emetuar 200 miliardë dollarë për të hedhur në tregun e obligacioneve qeveritare për të siguruar që kishte kërkesë të mjaftueshme për obligacione dhe përmirësoi funksionimin e tregut.

Ky financim i drejtpërdrejtë monetar i qeverisë do të ishte "i përkohshëm dhe afatshkurtër", tha Thesari në deklaratën e tij.

"Si dhe për të zbutur përkohësisht flukset e parave të qeverisë, Fondi W&M mbështet funksionin e tregut duke minimizuar ndikimin e menjëhershëm të mbledhjes së fondeve shtesë në tregjet e parave, në ar e paund," shtoi ai.

U tha se çdo projektim i kësaj mase do të rimbursohet deri në fund të vitit.

Tregu ka heshtur. Paundi menjëherë pas lajmit, është tregtuar me 0.1 pikë përqindje më shumë kundrejt dollarit amerikan, me pak më pak nën 1.24 dollarë, ndërsa obligacionet 10-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar ishin të sheshta 0.37 përqind.

“Mënyrat dhe Mjetet e Lehtësimit” ishin përdorur prej kohësh si një mjet financimi i qeverisë për shpenzimet ditore para se Banka e Anglisë të shiste obligacione qeveritare në treg, por nga viti 2006, ai u kthye në një fond emergjence me financimin e qeverisë i monitoruar nga Zyra e Menaxhimit të Borxhit në baza të planifikuara.

Më pak se një muaj më parë, Banka e Anglisë tha që kishte pak shanse nëse do të kishte nevojë për të përdorur stimujt e lehtësimit, duke demonstruar se sa shumë frustrim kanë pësuar financat e qeverisë në javët e shkuara.

Në një telefonatë me gazetarët më 18 mars, Andrew Bailey, guvernatori i Bankës Qendrore të Anglisë, tha që stimuli financiar ishte vetëm një "tipar historik".

"Nuk mendoj që për momentin jemi përballë një paaftësie të qeverisë për të financuar veten, kështu që, po, stimuli është atje, por nuk është një mjet i pare për tu përdorur", do të thoshte zoti Bailey në atë kohë.

Në fillim të kësaj jave, në një opinion të Financial Times, guvernatori u zotua të mos përfshihet në financimin e përhershëm monetar të qeverisë.

Ai tha se Banka e Anglisë nuk do të angazhohej në financim të përhershëm monetar, por nuk përjashtoi operacione të përkohshme për të cilat ai tha se nuk do të ishin inflacioniste.

"Operacionet afatshkurtra luajnë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e kushteve të tregut dhe kundërveprimit të çdo shtrëngimi të menjëhershëm të kushteve monetare," shkroi Z. Bailey.

Fran Boait, drejtori ekzekutiv i Positive Money, një grup advokimi, tha: "Ky përdorim i financimit të drejtpërdrejtë monetar tregon një herë e mirë se qeveria nuk varet nga tregu për të financuar shpenzimet e saj. Shpresojmë tani mund të kemi një debat të ndershëm se si duhet të ndahen burimet tona kolektive. "


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë