Gazeta Si – Policia e Shtetit njoftoi se 29 persona janë arrestuar ose proceduar gjatë muajit qershor dhe dy javëve të para të korrikut 2026, të dyshuar për zjarrvënie, që kanë dëmtuar sipërfaqe toke, bimësi, pemëtari dhe prona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë dy persona dhe është proceduar penalisht një tjetër, të dyshuar për tre raste zjarrvëniesh në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër.
Në Kavajë u arrestua një 51-vjeçar pasi zjarri i ndezur në tokën e tij shkaktoi dëme në kullota dhe dogji rreth 300 pemë agrumesh e ullinjsh.
Në Vorë u arrestua një 43-vjeçar, pasi zjarri i vendosur në një sipërfaqe toke dogji pemë frutore. Ndërkohë, në Mallakastër nisi procedimi penal për një 39-vjeçar, pasi gjatë tërheqjes së një automjeti të aksidentuar me karrotrek, shkëndijat e shkaktuara dyshohet se përhapën zjarr duke dëmtuar dhjetëra pemë arre.
Policia apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë dhe të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe ruajtjen e anonimatit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje