Ka ndodhur

“Banesa e fundit”, goditet banda e hajdutëve në Elbasan

Pesë të rinj janë arrestuar nga në Elbasan, në tentativë për të vjedhur një shtëpi në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Në kuadër të operacionit të koduar "Banesa e Fundit", në pranga kanë rënë; L. Ll., 33 vjeç, B. M., 19 vjeç, I. T., 19 vjeç, E. B. 18 vjeç dhe B. Rr., 18 vjeç, banues në Elbasan. Policia thekson se hajdutët u kapën në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit P.S.

Nga veprimet e kryera rezulton se hajdutët dyshohen se janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet në pronësi të B. Rr., me të cilin kryenin vjedhjet, si dhe një thikë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë