Mendim

Ballkani i Hapur- Përse nuk na erdhi në ndihmë Serbia dhe Maqedonia e Veriut?

Nuk ka kaluar ende tre javë që kur Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në rast të katastrofave natyre. Kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev dhe presidenti Aleksandër Vuçiç u takuan kokë më kokë në Ohër me 29 korrik, për të rënë dakord për heqjen e kontrolleve kufitare, lehtësimin e Lëvizjes së mallrave mes tre vendeve dhe për të bashkëpunuar së  bashku për mbrojtjen nga katastrofat natyrore.

Megjithatë, i vetmi vend në rajon që i erdhi në ndihmë Shqipërisë për të luftuar flakët që kërcënojnë prej ditësh zonat e banuara në pjesë të ndryshme të vendit nuk ishte i ftuar në tavolinën trepalëshe mes Ramës, Vucic dhe Zaev. Ndërkohë që një vatër e madhe e zjarri kërcënonte tunelin e Kalimashit, Kosova iu përgjigj brenda një kohë të shkurtër thirrjes së Shqipërisë për ndihmë.

Kosova nisi drejt Shqipërisë 43 zjarrfikës dhe 9 mjete për të shuar flakët në malin mbi tunelin e Kalimashit. Këto ekipe zjarrfikëse nga Kosova iu bashkuan ndihmës që më herët erdhi nga Bashkimi Europian.

Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme të Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka nënshkruar me urgjencë mbrëmjen e së hënës autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në një operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.

Kosova nisi drejt Shqipërisë 43 zjarrfikës dhe 9 mjete për të shuar flakët në malin mbi tunelin e Kalimashit. Këto ekipe zjarrfikëse nga Kosova iu bashkuan ndihmës që më herët erdhi nga Bashkimi Europian.

 Trupat dhe pajisjet FSK-së iu vunë në dispozicion autoriteteve shqiptare duke çuar përgjatë së martës në shuarjen dhe vënien në kontroll të zjarreve përreth fshatit Thirrë.

Në një postim në Facebook, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ai ka shprehur falënderim për Kosovën për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë në tejkalimin e kësaj situate

Megjithatë, as Maqedonia e Veriut dhe as Serbia, pavarësisht se u zotuan për ndihmë reciproke në rastet e fatkeqësive natyrore, në kuadër të Ballkanit të Hapur, nuk kanë reaguar.

Serbia ka dërguar në Greqi 2 helikoptetë, 39 zjarrëfikëse dhe një ambulancë për ta ndihmuar të luftojë zjarret që kanë shpërthyer në vendin fqinj, por, kur lindi nevoja për ti dhënë jetë marrëveshjes me Shqipërinë, nuk erdhi në ndihmë.

Ashtu si Maqedonia e Veriut, edhe Kosova ka pasur disa problematika të vogla me zjarret, por që kanë mundur t’i vënë nën kontroll. Ndërsa në Serbi, mediat nuk kanë raportuar rreziqe serioze nga zjarret.

Çfarë u tha gjatë samitit?

Kosova nuk ishte e ftuar në samitin në Ohër dhe ka kundërshtuar nismën “Open Balkan”. Kryeministri shqiptar Edi Rama tha gjatë samtit se rajoni nuk mund të vazhdojë të ecë përpara nëse mbetet i burgosur i së kaluarës.

"Ne nuk duhet t'i kthejmë shpinën njëri -tjetrit, siç kemi bërë në 500 vitet e fundit," tha Rama.

“Çdo vend që dëshiron të bashkohet duhet ta bëjë atë vetë, dhe jo të krijojë një karikaturë të Ballkanit, dhe ta dërgojë në Bruksel. Ne nuk kemi luksin të humbim kohë, sepse kemi humbur dekada dhe shekuj, ”tha Edi Rama.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjithashtu deklaroi se nisma “Ballkani i Hapur” është i hapur për të gjitha vendet e tjera të rajonit dhe se kushdo që dëshiron të bashkohet është i mirëpritur. "Ne jemi të hapur për të gjithë, por nuk e kuptoj pse do të pyesnim askënd. Ne po bëjmë punën tonë, është puna jonë të tregojmë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe të rrisim ekonomitë e të tre vendeve. Tre vendet tona do të tërheqin më shumë se 80 përqind të investimeve në Ballkanin Perëndimor. Çështjet politike janë gjithashtu më të lehta për tu zgjidhur kur tërheq investitorë ”, tha Vuçiç në konferencën e përbashkët me Ramën dhe Zaev.

Por edhe para ndryshimit të emrit të nismës, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka hedhur poshtë iniciativën e “Mini Shengenit” duke e cilësuar si “pa vizion”, dhe bëri thirrje për në vend që të hyjë në një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian.

“Iniciativa… nuk ka miratimin tonë, prandaj ne nuk morëm asnjë ftesë zyrtare për t’iu bashkuar këtij takimi. Ne e konsiderojmë të ashtuquajturin ‘Mini Shengen’ si një nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar të avancojmë bashkëpunimin rajonal duke kaluar nga CEFTA, nga i cili të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitonin njëkohësisht, ”tha një deklaratë për shtyp nga qeveria e Kosovës të enjten.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë