Treg

Babagjyshi po vjen, por ai do të shmangë disa dyqane

Krishtlindjet do të vijnë përsëri, pavarësisht përpjekjeve të Grinch për ta vjedhur atë, do të vijnë pavarësisht nga të gjitha problemet e zinxhirit të furnizimit dhe personelit, që ka sjellë pandemia. Kutitë dhe çantat do të kushtojnë më shumë, megjithatë, dyqanet me performancën më të mirë do të shmangin zbritjen dhe do të kompensojnë kostot spirale. Qytetarët do të paguajnë edhe nëse nuk gjejnë një produkt fizik do ta blenë atë virtualisht, lojëra digjitale, karta dhuratash dhe abonime.

Për sa i përket dollarëve të shpenzuar, do të jetë një sezon pushimesh për t'u mbajtur mend. Megjithatë, për kompanitë që nuk mund t'u ofrojnë konsumatorëve atë që duan, do të jetë sezoni i ëndrrave që mbeti në sirtar.

Kur rregullohen raftet në dyqan, duket sikur çdo gjë është në mungesë. Mallrat që merren nga jashtë transportohen ngadalë, mbërrijnë ngadalë dhe presin me ditë për t’u zhvendosur. Nike tha muajin e kaluar se po merr afërsisht dy herë më shumë kohë për të lëvizur produktet nga Azia në Amerikën e Veriut se zakonisht. Situata rëndohet edhe më shumë nga kompanitë e kamionëve që përpiqen të punësojnë shoferë të mjaftueshëm për të mbajtur mallrat në lëvizje.

Dyqanet kanë edhe shqetësimin e punonjësve gjithashtu. Në fund të gushtit ishin rreth 1.3 milionë vende pune bosh në sektor, krahasuar me 900 mijë në gusht 2019. Që atëherë, shumë dyqane kanë përdorur shumë strategji për të rritur numrin e punonjësve gjatë sezonit të pushimeve. Amazon ka kërkuat 150.000 punonjës sezonalë. Dyqanet që nuk dëshirojnë ose nuk janë në gjendje të paguajnë për punën përballen me perspektivën e vështirësisë për t'u shërbyer klientëve gjatë periudhës më fitimprurëse të vitit.

Megjithatë, nuk është sikur asnjë mall nuk po kalon në porte apo në raftet e dyqaneve. Më shumë kontejnerë transporti mbërritën në katër portet më të ngarkuara të kontejnerëve amerikanë në korrik dhe gusht sesa gjatë të njëjtëve muaj të 2020 dhe 2019. Shifrat e Departamentit të Tregtisë tregojnë vlerën e inventarëve në shitësit e përgjithshëm të mallrave, një grup që përfshin gjigantë të tillë si Walmart dhe Target, si dhe dyqanet e mallrave, arritën në 87.2 miliardë dollarë të rregulluar sezonalisht në gusht krahasuar me 76.3 dollarë gushtin e kaluar dhe 82 miliardë dollarë në gusht 2019.

Mbajtja e gjërave në raftet e dyqaneve kur kërkesa për mallra është e lartë është një çështje tjetër: raporti i inventarit ndaj shitjeve në shitësit me pakicë është dukshëm më i ulët se sa ishte përpara pandemisë.

Kjo sepse njerëzit po futen në sezonin e pushimeve me shumë para në duar për të shpenzuar, të ardhura të rritura, ndihma nga qeveria dhe shpenzime të reduktuara nga pandemia. Qytetarët kanë ende para të thata të kursyera. Rënia e infektimeve me Covid, efikasiteti i vaksinës dhe hapja e tregjeve të punës mund ta bëjnë sezonin e pushimeve aktiv përsëri për dyqanet dhe klientët.

Shumë nga klientët i dinë vështirësitë e furnizimit dhe kanë nisur të bëjnë blerje më herët. Sipas një studimi, mbi 51% e amerikanëve planifikojnë të bëjnë psonisjet e pushimeve të fundvitit para Ditës së Falenderimeve që është në fund të nëntorit. Sepse dhe bizneset po bëjnë presion. Kanë nxjerrë oferta pushimesh që tani apo “black Friday sales”.

Dyqanet që mund të përfitojnë më shumë blerës janë ata që i mundësojnë vetë transportet e mallrave dhe mund të sjellin produkte specifike.

Ndërkohë, shitësit me pakicë që shesin mallra me vlerë më të lartë si elektronikë dhe sende luksoze do të jenë në gjendje të fitojnë më shumë për transportin ajror në krahasim me dyqanet që shesin artikuj më të lirë. Shitësit me modele burimore jo tradicionale, si Etsy, do të përballen ende me vonesa në transport, por mund të kenë një avantazh ndaj shitjes me pakicë tradicionale, sepse ato produkte prodhohen në shtëpitë ose magazinat e shumë njerëzve, jo të përqendruara në fabrika jashtë vendit.

Një kthesë e situatës do të ndodhë nëse konsumatorët do të shpenzojnë shumë për dhurata materiale - siç bënë sezonin e kaluar të festave - kur vaksinimet i lejuan njerëzve të hanin jashtë dhe të udhëtonin përsëri. Një sondazh i kryer nga Accenture tregoi se afërsisht 43% e konsumatorëve planifikojnë t'i ridrejtojnë shpenzimet e tyre për sezonin e festave drejt dhuratave që nuk vijnë në paketa fizike, si udhëtimi, ngrënie jashtë, koncerte dhe trajtime sallonesh. Për më tepër, konsumatorët të cilët nuk janë në gjendje të gjejnë atë që duan në raftet e dyqaneve mund të zgjedhin alternativa jo-fizike.

Një blerës që nuk mund të gjejë lojën më të fundit mund të zgjedhë një kartë dhuratë nga GameStop ose Steam për të shkarkuar video lojëra, për shembull. Më shumë njerëz mund të zgjedhin gjithashtu kartat e dhuratave për restorante - duke përfshirë zinxhirë të mëdhenj si Darden Restaurants - apo edhe faqe interneti. Ata që nuk mund të gjejnë pantallonat e jogas ose pajisjet e palestrës që duan për miqtë e tyre, mund të zgjedhin të marrin abonime për fitnesin për ta në vend të kësaj.

Qytetarët do të shpenzojnë shumë para këtë Krishtlindje, por jo çdo dyqan do të fitojë.

Burimi: Financial Times/Përshtati: Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë