Mendim

Avokati zbulon “sekretet e errëta” të Presidentit Trump

Njeriu që dikur u kthye në një mburojë për Presidentin Donald Trump, i është kundërvënë ish-shefit e tij në një seancë të jashtëzakonshme të mërkurën, duke deklaruar para Kongresit se shefi i Shtëpisë së Bardhë manipuloi të dhënat financiare për t’u “mbyllur gojën” dy pornostareve që e akuzonin për lidhje jashtëmartesore dhe se ishte në dijeni të faktit që WikiLeaks do të publikonte emaile që dëmtonin kundërshtaren e tij politike, Hillary Clinton.

Michael Cohen, ish- avokati personal i Trump e akuzoi presidentin si një racist të pafytyrë, i cili i kishte përfshirë ata që ishin përreth tij në skandale mashtrimesh si gjatë fushatës ashtu edhe pas “marrjes së çelësave” të Shtëpisë së Bardhë. Në dëshminë e tij para Komitetit të Mbikëqyrjes së Kongresit Amerikan, Cohen zbuloi se ssipas tij, Trump e theu ligjin edhe si president, duke sugjeruar që prokurorët federalë mbeteshin të angazhuar për padi të presidentit.

"Ajeni në dijeni të ndonjë akti të paligjshëm që lidhur me Donald Trump që nuk kemi diskutuar sot?" pyeti anëtarja e Kongresit Raja Krishnamoorthi.

"Po, dhe ato janë pjesë e hetimit që aktualisht po shqyrtohet nga Qarku i Nju Jorkut", u përgjigj Cohen.

Michael Cohen

Cohen la të kuptohet në mënyrë të përsëritur rrezikun e mundshëm që paraqet presidenti, duke thënë se ai ishte i gatshëm të rrëfente gjithçka tani nga frika se nëse Trump do të humbiste zgjedhjet 2020, " nuk do të ketë kurrë një tranzicion paqësor të pushtetit" në SHBA.

"Besnikëria ime ndaj zotit Trump më ka kushtuar gjithçka", tha Cohen. "Nuk do të rri më duarkryq, por do të them gjithçka dhe do të nuk lejoj që ai të bëjë të njëjtën gjë edhe me këtë vend".

Disa nga pretendimet e Cohen u mbështetën nga prova, ndërsa të tjerat duket se varen nga besueshmëria e publikut ndaj zotit Trump. Cohen po përballet me një dënim me tre vjet burg për shkak se ka gënjyer edhe më parë në Kongres.

Presidenti dhe aleatët e tij republikanë u përpoqën të portretizonin Cohen si një gënjeshtar të pakënaqur, sepse Trump nuk i dha asnjë post në Shtëpinë e Bardhë.

"Ju jeni një gënjeshtar patologjik, "i tha deputeti republikan Paul A. Gosar, duke e akuzuar Cohen se po përpiqej t’i shpëtonte burgut. "Askush nuk duhet të të dëgjojë dhe të të japë kredibilitet," shtoi ai.

Trump, i cili ndodhej në Vietnam për një samit udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, shkroi në Twitter se Cohen po gënjente në mënyrë që të reduktonte kohën e burgut.


Michael Cohen

Me një ton të qetë dhe të matur, Cohen e akuzoi presidentin se ishte një "racist", që kishte deklaruar kohë më parë se "njerëzit me ngjyrë nuk do të votonin kurrë për të, sepse ishin shumë të trashë".

Ai gjithashtu pohoi se Trump e dinte paraprakisht se WikiLeaks planifikonte të publikonte mijëra emaile që dëmtonin Hillary Clinton në korrik të vitit 2016. Cohen dëshmoi se kishte dëgjuar Trump të fliste me shokun e tij të vjetër Roger Stone, ku ky i fundit e informoi presidentin që ai kishte folur me themeluesin e WikiLeaks ,Julian Assange dhe mësoi se do të publikonte emailet e zonjës Clinton.

Cohen tha se mundi ta dëgjonte bisedën, sepse Trump e kishte vënë me altoparlant,një praktikë e zakonshme e kreut të Shtëpisë së Bardhë. Cohen pretendoi se Trump u përgjigj duke thënë se kjo do të jetë e jashtëzakonshme.

Por Trump tha nga ana tjetër se nuk kishte folur kurrë për WikiLeaks me Stone. Ku u fundit u padit në janar si pjesë e hetimeve të posaçme të Kongresit, i akuzuar për gënjeshtra para Kongresit dhe pengim të drejtësisë.

Cohen nuk e akuzoi Trumpin për kompletimin me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane edhe pse vuri në dukje se Trump kishte bërë "gjithçka për të fituar.

Duke e ditur që kredibiliteti i tij do të vihej në pikëpyetje, Cohen erdhi në seancë me disa fatura, duke u siguruar ligjvënësve dy dokumente, njëri i datës 1 gusht 2017, për të cilën ai tha se ishte nënshkruar nga presidenti dhe tjetri i datës 17 mars 2017, për të cilin ai tha se u nënshkrua nga Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan.

Cohen tha dy faturat ishin përdorur për ta paguar, sepse ai i kishte dhënë aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels 130,000 dollarë për të mos folur për lidhjen jashtëmartesore me Trump. Cohen ka pohuar se ka paguar edhe një grua tjetër që pretendonte se kishte kryer po ashtu marrëdhënie me Trump.

Donald Trump dhe Michael Kohen

Të mërkurën, Cohen theksoi se më vonë i ishte dashur të gënjente edhe Zonjën e Parë. Ai pretendoi se Trump e thirri në zyrë dhe i kaloi në telefon Melanian, në mënyrë që Cohen të mohonte akuzat.

"Jo vetëm që po gënjeja për popullin amerikan, por unë gënjeva edhe zonjën e parë", tha Cohen.

Ai gjithashtu tha se Trump ka drejtuar dhe ka gënjyer për negociatat që kompania e tij kishte bërë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, lidhur me ndërtimin e një kulle në Moskë.
“Që të jem sa më i qartë me ju, Trump e dinte dhe ka drejtuar negociatat për Kullën Trump në Moskë, përgjatë gjithë fushatës së tij, dhe ka gënjyer hapur për këtë. Ka gënjyer, sepse nuk e priste kurrë që do të fitonte”, tha ish avokati i presidentit amerikan.

Cohen la të kuptohet, por nuk dha dëshmi bindëse, se Trump mund të ishte po ashtu në dijeni të takimit të djalit të tij me një avokat rus në qershor të vitit 2016, një tjetër fokus i hetimit të Prokurorit Special, Robert Mueller.

Trump dhe Donald Trump Jr kanë mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat se presidenti ishte në dijeni të takimit, në të cilin djali i tij mori pjesë pasi iu tha se avokati do të sillte informacion inkriminues rreth Hillary Clintonit.

Por nga ana tjetër, Cohen hodhi poshtë disa nga akuzat më të errëta që kanë qarkulluar gjatë rreth Trump.

Ai tha se nuk kishte njohuri për ndonjë material të fshehtë që ka rënë në dorën e rusëve dhe më të cilin Kremlini i bën presion presidentit amerikan. Cohen tha gjithashtu se ai kurrë nuk ka qenë në Pragë, duke hedhur poshtë një tjetër pretendim se kishte vizituar kryeqytetin cek për t'u takuar me operativët rusë në vjeshtën e vitit 2016.

Ai tha se nuk besonte se ka një video të Trump që godet më shuplakë gruan e tij, Melanian në ashensor dhe tha se ishte i bindur se presidenti nuk do ta lëndonte kurrë gruan e tij.

Cohen e mbylli dëshminë e tij me një deklaratë të gjatë që sulmonte drejtpërdrejt Presidentin,. "Nuk po e mbroj më zotin Trump," tha ai para komitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë