Keshilla

Avokado, fruti çudibërës

Përveç shijes që ka, avokado ka gjithashtu veti të pabesueshme.
Mjekët sugjerojnë të hani avokado shumë herë në javë dhe arsyet pse, i keni të renditura këtu.
Përmirëson kolesterolin
Njerëzit që janë në dietë mund të ankohen për avokadon që ka shumë yndyrë, por është lloji i yndyrës që llogaritet. Avokado ka yndyrna të monosaturuara të cilat rrisin kolesterolin e mirë dhe ulin kolesterolin e keq.
Mbron sistemin imunitar
Hani një avokado në ditë për t’u mbrojtur nga infeksionet, sëmundjet dhe viruset. Ai është i pasur me vitaminë B, vitaminë E dhe vitaminë C, çka bën që të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve.
Gjithashtu ka substanca natyrore bimore dhe antioksidantë të cilët mund të luftojnë kancerin.

Lufton pagjumësinë
Nëse keni një natë që thjesht nuk mund të flini, 20 mg magnez në gjysmën e avokados do ndihmojë. Kjo sepse magnezi konsiderohet si  anti-stres. Një gjysëm avokado para gjumit? Perfekt
Ndihmon në problemet me zorrët
Avokado ka 10 gramë fibra. Nëse keni probleme me kapsllëk ose probleme të tjera të tretjes, përfshirja e avokados në dietën tuaj mund të bëjë të zhduken këto probleme. Plus, fibrat ju mbajnë më të ngopur deri në tre orë më gjatë.
Perfekt për flokët dhe lëkurën
Ato yndyrna të mira për të cilat po flisnim, së bashku me vitaminat, janë të dobishme për lëkurën tuaj kur aplikohen në të dhe kur konsumohen. Gjithashtu përfshirja e avokados në maskat për flokët është gjithmonë e rekomandueshme.
Ngrënia e avokados çdo ditë mund të ulë shanset e sëmundjeve të zemrës.
Kjo ndodh falë niveleve të larta të kaliumit dhe natriumit. Gjithashtu ul presionin e gjakut, i cili zvogëlon shanset për të marrë një goditje në tru ose atak në zemër.

Ndihmon në një shtatzëni të shëndetshme
Fibrat, yndyrnat dhe antioksidantët në avokado, janë të lidhur me prodhimin e qumështit të gjirit, shëndetin e nënës dhe ndihmojnë gratë që përpiqen të mbeten shtatzënë.
Ngadalëson procesin e plakjes
Antioksidantët janë thelbësorë në ngadalësimin e procesit të plakjes. Kryesorja në avokado për këtë është xantofila, e cila mund të ngadalësojë plakjen, si dhe parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve si Parkinson dhe Alzheimer.
Ndihmon në uljen e depresionit
Avokadot mund të përmirësojnë shëndetin tuaj mendor dhe madje të zvogëlojnë depresionin. Kjo sepse dhjami dietik me cilësi të lartë është provuar se përmirëson funksionin e trurit. Natyra anti-inflamatore e yndyrnave në avokado, e kombinuar me nivele të larta të folatit e bëjnë këtë frut një pretendent të fortë në luftimin e depresionit.

Ul shanset për t’u prekur nga kanceri
Për shkak të kimikateve fitokimike në avokado, qelizat parakanceroze dhe kanceroze vriten më shpejt.
Karotenoidet në gjak janë të lidhura me një shans të ulët për kancer dhe avokado ka shumë karotenoide, kështu që mos harroni: një avokado në ditë e mban mjekun larg!
Ndihmon në humbjen e peshës
Avokadot mund t'ju ndihmojnë të shmangni mbipeshën për shkak të të gjitha yndyrave të shëndetshme që ka. Ngrënia e gjysmës së avokados ju mban të ngopur dhe nuk ju lë me stomak të uritur, gjë që ju ndihmon të ushqeheni në mënyrë të moderuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë