Gazeta Si – Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar nisjen e një monitorimi të gjerë të tregut të shitjes me pakicë, i cili synon të vlerësojë nivelin e çmimeve të produkteve bazë të konsumit të përditshëm në supermarketet kryesore që operojnë në Shqipëri.
Vendimi vjen si përgjigje ndaj ankesave të shumta të qytetarëve, të shoqëruara edhe nga shqetësimet e ngritura nga deputetët e Kuvendit, në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe të tjera artikuj të domosdoshëm për familjet shqiptare.
Sipas njoftimit zyrtar, monitorimi do të mbulojë një periudhë të gjerë kohore, nga 1 janari 2025 deri në qershor 2026, dhe do të përqendrohet në analizimin e të dhënave mbi shitjet totale, strukturën e konsumit dhe ecurinë e çmimeve.
Në këtë kuadër, Autoriteti u është drejtuar zyrtarisht subjekteve tregtare, duke u kërkuar atyre të dorëzojnë informacion të detajuar mbi shitjet e realizuara gjatë kësaj periudhe, si dhe listën e 30 produkteve që zënë peshën kryesore në xhiron e tyre. Këto artikuj do t’i nënshtrohen një analize krahasuese të thelluar mbi sjelljen e tregut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje