Lajme

Autori pranon krimin në Astir. Noel Dishi: E vrava se më shau nga nëna

Pas dorëzimit në polici, është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes në Astir, Noel Dishi.

Në dëshminë e tij para uniformave blu, Dishi është shprehur se nuk ka dashur ta vrasë shokun e tij, por e kishte bërë, pasi ky i fundit e kishte sharë nga nëna.

“Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Të hënën shkova te ‘Artisti’ për ta takuar. Nuk kam pasur si qëllim ta vras. Unë lëvizja gjithmonë me armë me vete. Kur e takova, ai me shau nga nena. U ndjeva shume i ofenduar për shkak të marrëdhënies që kishim pasur. U nervozova dhe e qëllova”, është shprehur ai.

Më tej, ai ka thënë se është penduar për krimin e kryer.  

“Pas krimit jam larguar dhe kam qëndruar në një hotel në Kavajë. Jam shumë i penduar për krimin e kryer”, është shprehur 29-vjeçari para policisë.

29-vjeçari Noel Dishi nuk ka dhënë detaje pse ishte prishur miqësia mes tij dhe viktimës. Ai ka thënë se është në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër.

Vilson Tafçiu u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në një lokal në zonën e “Astirit”. Ai u nxor jashtë lokalit nga shoku i tij dhe u ekzekutua me një armë zjarri.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë