Rend dhe Ligj

Autori i një sërë grabitjesh në Kavajë, arrestohet 25-vjeçari

Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar në Kavajë, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të banesave dhe biçikletave.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi B. B., 25 vjeç, banues në Peqin, i cili është kapur duke tentuar të vjedhë një banesë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura dhe një pistoletë çakmak.

Ndërkohë janë zbardhur dhe dokumentuar dhe 10 raste të vjedhjeve të banesave dhe biçikletave, të kryera nga 25-vjeçari.

“Më datë 18.09.2020, ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit M. H.;

Më datë 16.09.2020, ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit A. M.;

Më datë 13.09.2020, në Golem, Kavajë, ka vjedhur disa vegla pune elektrike në banesën e shtetasit R. H.;

Më datë 30.08.2020, tek mali i Robit, në Golem, ka vjedhur një shumë parash dhe një telefon në banesën e shtetasit E. B.;

Më datë 23.08.2020, në fshatin Qerret, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit A. L.;

Më datë 12.08.2020, në Malin e Robit, ka vjedhur 700 euro në banesën e shtetasit E. K. dhe 220.000 lekë të vjetra në banesën e shtetasit A. S.;

Më datë 08.08.2020, tek Mali i Robit, Golem, ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. V.; Më datë 31.07.2020, në Golem, tek Mali i Robit, ka vjedhur biçikletën e shtetasit S. C.; Më datë 07.05.2020, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S. Ç., ku ka marrë një televizor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin edhe të rasteve të tjera të vjedhjeve në të cilat mund të jetë i implikuar 25-vjeçari.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë