Lajme

Autobusi përplaset me automjetin, një i vdekur në Rubik

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rubik.

Një person ka gjetur vdekjen dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur kur dy automjete janë përplasur midis tyre në qytetin e Rubikut.

Policia lokale bën me dije se automjeti i një agjencie turistike me drejtues shtetasin K. M është përplasur me një automjet tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë dëmtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë