Futboll

Australia kërkon të rikthejë në fushën e blertë Pirlon dhe Totin

Kanë qenë të shumta rastet kur futbollistë të mëdhenj kanë lënë futbollin dhe më pas janë rikthyer në fushat e blerta.

Por rasti më i fundit nëse do të realizohet pritet të jetë me të vërtetë sensacional. Bëhet fjalë për një rikthim në fushat e blerta të futbollit të dy lojtarëve që kanë mahnitur me aftësinë e tyre tifozët për vite të tëra, duke e bërë Serie A kampionatin më spektakolar në botë. Andrea Pirlo dhe Francesko Toti kërkohen që të rikthehen të luajnë futboll në kategorinë e dytë në Australi.

Andrea Pirlo kur u largua nga Juventus, shkoi të luante në kampionatin amerikan të futbollit, por që në fund të sezonit të shkuar ai hoqi dorë dhe u fut në botën e trajningut. Ai u propozua që të vendosej zv.trajner në ekipin kombëtar të Italisë, por që më kjo hipoteza u rrëzua. Ai ka disa muaj që është jashtë fushave, por është në formë shumë të mirë fizike. Për këtë arsye ekipi australian i kategorisë së dytë, i ka ofruar atij një kontratë për të luajtur një vit. Bëhet fjalë për Avondale FC që kërkon të  ketë për një vit fantazistin 39-vjeçar.

Por duket se ashtu siç ishin për gati 20 vjet bashkë, në Serie A dhe kombëtaren italiane Pirlo dhe Toti duket të jenë të destinuar të mbyllin karrierën bashkë në anën tjetër të botës. Francesko Toti, një vit pasi la futbollin dhe e mbylli në sirtar të vetmen fanellë që kishte veshur në karrierën e tij, atë të Romës mund të rikthehet të luaj në fushat e blerta. Për sulmuesin legjendar të Romës, tashmë 41 vjec, ka një ofertë për t’iu rikthyer futbollit me ekipin “ASR Football” në kategorinë e dytë të futbollit australian. Dy lajmet sensacionale po qarkullojnë prej disa ditësh në mediet botërore dhe në ditët në vazhdim priten lajme të reja nga kjo çështje.

Mbetet për t’u parë nëse Toti dhe Pirlo do të tundohen për të luajtur në fushë, pasi ata tashmë kanë edhe role të tjera në si drejtues dhe menaxherë futbolli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë