Bota

Australi, gjendet kapsula radioaktive e humbur: E pamundur të ketë prekur zonën

Gazeta Si - Pas gati një jave kërkimi përgjatë një autostrade 1,400 km, kapsula e humbur radioaktive u gjet në Australinë Perëndimore, ndoshta e rënë nga një kamion, midis Perth dhe Newman, nga gjigandi i minierave “Rio Tinto”.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Shërbimeve, Stephen Daëson në një konferencë për shtyp.

"Kur merrni parasysh shtrirjen e zonës së kërkimit, gjetja e këtij objekti ishte një sfidë monumentale. Ekipet e kërkimit gjetën fjalë për fjalë gjilpërën në kashtë", - vuri në dukje Daëson.

Kapsula e vogël prej argjendi (me përmasa vetëm 6 mm me 8 mm) tani po ekzaminohet nga ushtria dhe do të dërgohet sot në një strukturë të sigurt në qytetin e Perthit.

Kapsula është një komponent i një "matësi densiteti", i përdorur zakonisht në industrinë minerare për të matur me saktësi densitetin e një minerali në materialin e nxjerrë nga një minierë.

Ajo i përkiste minierës “Rio Tinto” të Gudai-Darrit, rreth 1400 kilometra në veri-lindje të Perthit, ku nxirret hekuri.

Matësi u pa për herë të fundit i paprekur më 12 janar; komponenti i munguar është shënuar në datën 25.

Zyrtarët thanë se kapsula, e cila me sa duket ra nga një kamion dhe më pas u zhvendos në anë të rrugës, nuk ka gjasa të ketë kontaminuar zonën, megjithëse besohet se "mund të shkaktojë dëme serioze për shëndetin", sepse përmban caesium-137, i cili lëshon rrezatim të barabartë me 10 rreze X në orë.

Njerëzve u ishte thënë që të qëndronin të paktën pesë metra larg kapsulës në rast se e shihnin atë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë