Art dhe Kulture

Aulona Inter Folk Fest, 125 ansamble folklorike ‘zbarkojnë’ në Vlorë

Rikthehet në edicionin e 16-të festivali “Aulona Inter Folk Fest”, një aktivitet i cili simbolizon një traditë të bukur të Vlorës, në nisje të sezonit turistik veror. Festivali do të zhvillohet përgjatë 4 ditëve, nga data 24 deri më 27 maj.

Në këtë edicion të festivalit marrin pjesë 125 ansamble folklorike, me mbi 4400 pjesëmarrës të cilët vijnë nga 36 vende të Ballkanit, Evropës dhe Azisë.

Do të jenë 4 ditë të mbushura me festë, muzikë, kulturë e harmoni dhe aktivitete./ATA/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë