Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke lënë në burg autorët që janë në pranga si të dyshuar për atentatin ndaj Inez Hajrulla, një personazh i njohur në botën e krimit në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur më 10 maj të këtij viti, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku të akuzuarit qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe si pasojë mbeti i plagosur 63-vjeçari D. C.
Të arrestuar për këtë ngjarje janë Daut Elmazi 25 vjeç, banues në Vlorë, Albano Goxhaj 24 vjeç, banues në Fier, Dejvison Serjani 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti 26 vjeç, banues në Tiranë.
I riu i shpëtoi breshërisë së plumbave të atentatorëve, të cilët qëlluan në distancë nga një automjet, ndërsa Hajrulla ndodhej i ulur në lokal bashkë me disa miq të tij.
Nga kamerat e sigurisë, por dhe nga gëzhojat, Policia arriti në përfundimin se 26-vjeçari u ishte përgjigjur me zjarr autorëve.
Hajrulla është shtetas me precedentë të theksuar kriminalë si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.