Menaxhim

Ata që aksidentohen nga mjete të pasiguruara do të kompensohen nga sigurimi i mjetit të tyre

Pas datës 1 korrik, të dëmtuarit e aksidentuar nga mjete të pasiguruara apo të paidentifikuara do të mund të kompensohen nga kompania ku janë regjistruar për sigurimet.

Kështu ka vendosur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në projektrregulloren “Për mënyrën e administrimit dhe pagesave të dëmeve Fond Kompensimi me datë aksidenti përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 32/2021” lidhur me ligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Të gjitha kërkesat për dëmshpërblim të bëra para hyrjes në fuqi të ligjit do të kompensohen nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.

Për aksidentet e ndodhura më parë ku të dëmtuarit ankoheshin tek kompania e sigurimit duhet të kalonin fillimisht në Byro.  

Pas datës së 1 korrikut, të dëmtuarit do të komunikojë drejtpërdrejtë me kompanitë e sigurimit të tyre pa patur nevojën e Byrosë, duke kursyer kohë dhe punë.  

Çdo e dhënë lidhur me aksidentet apo dëmshpërblimet Byroja do t’i kalojë në  Regjistrin Elektronik të Dëmeve Fond Kompensim dhe më pas ia dorëzon AMF-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë