Ka ndodhur

Rënia e ashensorit në ‘Astir’, tekniku shfajësohet dhe lirohet nga burgu

Tekniku i ashensorit të një pallati në “Astir”, i cili u shkëput nga kavot, ku u plagosën dy gra, është liruar nga burgu. Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Dëfrim Shabanin, i cili ka mohuar që faji të jetë i tij.

Për të nxjerrë shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësinë penale, prokuroria ka kërkuar 1 muaj afat për kryerjen e veprimeve hetimore si dhe një muaj burg për teknikun e ashensorit. Por kërkesa për lënien në burg të teknikut është rrëzuar nga gjykata.

Ai ka deklaruar se tre ditë para aksidentit ka rregulluar një defekt të ashensorit të pallatit.“E kam kontrolluar dhe rregulluar pak ditë para ngjarjes se kishin ankesa banorët. Nuk e di ç’ka ndodhur”.

Ngjarja ndodhi më 12 shtator, ku dy gra mbetën të plagosura pas rënies së ashensorit. Gjithçka ndodhi pak minuta pas mesnate dhe dy të plagosurat dolën nga spitali pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore.

Policia arrestoi teknikun e mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve të pallatit, Dëfrim Shabani, ndërsa vendosi në procedim në gjendje të lirë vëllain e tij, Dritan Shabani, i cili është administratori i firmës së mirëmbajtjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë