Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të hedhë në erë me tritol pallatin 6-katësh në zonën e Unazës së Re.
Nga fotot e siguruara nga gazeta “Si”, shihen përgatitjet për të shembur me shpërthim të kontrolluar objektin 6-katësh.
Ndërkohë, dje u shembën 5 objekte të tjera në këtë zonë dhe ajo që u vu re ishte se nuk pati rezistencë nga ana e banorëve.
Në këtë godinë, deri pak ditë më parë kanë qenë të strehuara një numër familjesh, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.