Keshilla

Arsyeja e thjeshtë pse nuk duhet të lani fytyrën kur bëni dush

Një rutinë e mirë dhe e thjeshtë për kujdesin e fytyrës është shumë e rëndësishme. Të gjithë mund të kemi vitamina, serume apo kremra të ndryshëm por gjithashtu duhet të sigurohemi se po e lajmë fytyrën ashtu siç duhet.

Pavarësisht nëse jeni lloji i personit që bëni dush para se të vendoseni për të punuar në mëngjes ose para se të shkoni në shtrat, shanset janë që rutina juaj në dush të jetë ndoshta e njejtën më të gjithë. Sidoqoftë, kemi disa lajme të këqija. Ndoshta ju keni qenë duke i bërë të gjitha gabim. Që do të thotë se është koha që ju të mësoni gjithçka për larjen e fytyrës.

Kjo pasi, sipas ekspertes së lëkurës dhe fytyrës Jasmina Vico, nuk duhet të lani kurrë fytyrën në dush. Në fakt, fytyra juaj duhet të trajtohet gjithmonë veçmas nga trupi. Pse? Epo, është shumë e thjeshtë. Kjo është për shkak se temperatura e ujit është e gabuar.

"Sado joshëse mund të duket një dush i gjatë dhe i nxehtë në dimër, ai mund të jetë i dëmshëm për lëkurën dhe mund të shkaktojë skuqje.” shpjegon Vico.

“Uji i nxehtë gjithashtu dehidraton lëkurën dhe mund të shkaktojë inflamaçion. Prandaj, për ato arsye, fytyra juaj duhet të lahet gjithmonë me ujë të vakët. "

Ka kuptim kur e mendon. Sidomos kur mendoni se uji i nxehtë mund ta thajë lëkurën tuaj dhe ta heq atë nga vajrat natyralë, diçka që është më pak se ideale për njerëzit që tashmë kanë lëkurë të thatë, ose nëse keni lëkurë natyrale me vaj ka të ngjarë që lëkura juaj të krijojë më shumë vaj dhe mund të jua bëjë edhe më të yndyrshëm.

Pra, Vico thotë se është shumë e rëndësishme të lash fytyrën para ose pasi të lahesh pasi nëse e bëni me ujë të nxehtë, siç laheni, gjithë kujdesi ndaj fytyrës dhe lëkurës do të shkojë dëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë