Arsim

Arsimi, sektori më pak i financuar në Shqipëri

Sipas një raporti të fundit nga UNESCO, Shqipëria ka ende financim të ulët për sa i përket arsimit, në raport me vendet e tjera të Europës.
Gjatë viteve paraardhëse kur arsimi ishte formalizuar në vendin tonë, shpenzimet e qeverisë kanë qenë të ulëta dhe kjo gjë ndikon negativisht në cilësinë e shkollimit. Por, në vend që kjo gjendje të përmirësohet qeveria ka planifikuar uljen e fondeve edhe për tre vitet e ardhshme.
Sipas të dhënave, Shqipëria renditet e fundit në rajon për sa i përket shpenzimeve për arsimin. Gjatë vitit të kaluar vendi ynë shpenzoi 3.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për arsimin, ndërsa vendet e tjera të rajonit shpenzuan 4-4.5% të PBB-së.
Gjithashtu, një tjetër faktor shqetësues për vendin tonë është edhe reduktimi i numrit të nxënësve, mësuesve dhe shkollave. Që prej vitit 1990 numri i tyre ndër vite është reduktuar me 30 për qind. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se vetëm 150 shkolla u mbyllën këtë vit, për shkak se numri i nxënësve po bie në mënyrë drastike në shumë qarqe të vendit.
Nga 37 mijë klasa që kanë qenë në vitet 1990, tashmë janë 11 mijë klasa. Saktësisht, në 28 vite numri i tyre është reduktuar me 70 për qind.
Nga të dhënat kuptohet gjithashtu se ulja e numrit të nxënësve ka sjellë dhe një rënie të raportit nxënës për mësues në ciklin 9 vjeçar. Nga 19.1 në vitin akademik 2013-2017 deri në 17.8 në vitin akademik 2017-2018.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë