Autoriteti Rrugor Shqiptar ka raportuar se do të mbyll përkohësisht bypassin e Fierit, i cili është drejt përfundimit.
Për ARRSH-së, synimi është që dorëzimi i plotë i këtij aksi të bëhet në datën 1 maj 2020.
ARRSH shpjegon se vendimi për të mbyllë përkohësisht bypassin e Fierit është rendimenti i ulët i progresit të punimeve për shkak të trafikut. Mbyllja e përkohshme e tij do të mundësonte punimet e njëkohshme në të dyja karrexhatat, për t’i përfunduar sa më parë rifiniturat e fundit.
Menaxhimi i trafikut, thotë ARRSH kërkon kosto shtesë, kjo pasi do të duhej të prodhohej sinjalistikë shtesë, e cila do te ndryshonte në vazhdimësi deri në përfundimin e punimeve.
Siguria në rrugë, me gjithë impenjimin maksimal të Policisë së Shtetit dhe ARRSH, nuk është ende e plotë dhe vetëm me përfundimin e punimeve ajo do të arrijë parametrat e duhur.
Bashkia e Fierit ka kërkuar rishikimin e projektit në pellgun e Semanit për të shmangur përmbytjet, çka do të kërkojë punime shtesë në pjesën e aksit që kalon në këtë zonë.
Për t’ju dhënë zgjidhje në një kohë sa më të shkurtër këtyre problematikave, si dhe për ta dorëzuar të përfunduar bypassin e Fierit, shpjegon ARRSH ky aks do të mbyllet përkohësisht për automjetet duke nisur nga data 27 janar 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.