Ka ndodhur

Arrestohet për zjarrvënie ish-zëvendës ministri i Integrimit dhe Shëndetësisë

Ish-zëvendës ministri i Integrimit dhe Shëndetësisë në kohën kur qeveriste PD, Albert Gajo, është arrestuar nga policia e Kolonjës për zjarrvënie të qëllimshme.

Mësohet se Gajo është rrestuar në Leskovik, pasi akuzohet se ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi.

59-vjeçari, banues në Tiranë, dyshohet se në vendin e quajtur "Sarandapor", në Leskovik, Kolonjë, me veprimet e tij ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi.

Gajo tashmë do të përballet me akuzën për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë