Lajme

Arrestohet në Zvicër shqiptari i shumëkërkuar

Një 43-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Zvicër dhe është ekstraduar drejt vendit tonë.

Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi Glerian Hyseni, banues në Durrës, i dënuar me 6 vite burg.

Siç njofton policia, 43-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vjet burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Glerian Hyseni, në bashkëpunim me shtetasit Sh. Gj., A. M. dhe H. H., kundrejt pagesës dhe për qëllim fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë