Lajme

Arrestohet ‘komandoja’ që shpërndante kanabis në Gjirokastër

Një 29-vjeçar, i cili hiqej si anëtar i Forcave Komando në Tiranë, është kapur duke shpërndarë doza me kanabisi në Gjirokastër.

Policia thotë se është prangosur shtetasi E.K., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Këtij të fundit në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, gati për shpërndarje.

Në momentin e ndalimit, i riu është prezantuar si efektiv i Forcave Komando Tiranë, por pas verifikimeve doli se nuk ishte e vërtetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë