Rend dhe Ligj

Arrestohet 47-vjeçari në Kurbin, u kap me 8.3 kg kanabis sativa

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 47-vjeçar për prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Policia thotë se 47-vjeçari është kapur me 8.3 kilogramë kanabis sativa.

Në pranga ka përfunduar shtetasi K. Gj., 47 vjeç, banues në Adriatik, Kurbin.

Siç njofton policia, arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në fshatin Godull, Kurbin. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga bimët e dyshuara narkotike canabis sativa.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë