Rend dhe Ligj

Arrestohet 40-vjeçari nga Lezha, u kap me 2 klandestinë në Pogradec

Operacioni “Perimetri” vijon në qarkun e Korçës teksa është kapur një 40-vjeçar nga Lezha në Pogradec me dy klandestinë në automjet.

Policia thotë se shtetasi E. Gj u kishte premtuar dy klandestinëve kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt fitimit 250 euro secilit.

“Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur ‘Enkelana’ në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip ‘Ford’, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 250 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë