Lajme

Arrestohet 27 vjeçari shqiptar në Angli, tregtonte drogë

Një shqiptar ka përfunduar nën prangat e policisë britanike, për shkak se kishte 27 qese kokainë me vete, me vlerë 1000 paund dhe një patentë shoferi false.
27 vjeçari fillimisht iu kishte treguar një identitet të rremë policëve si Christos Papadopoulos, por policët kishin dyshuar dhe kishin kontrrolluar makinën. Më pas i akuzuari kishte deklaruar në polici se merrej me tregëti droge dhe kishte hyrë në mënyrë të parregullt Britaninë e Madhe. Mediat bëjnë me dije se i penduar, 27 vjecari kishte kërkuar të kthehej në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë