Rend dhe Ligj

Arrestohen 5 persona në Tiranë, 3 prej tyre të shpallur në kërkim

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas në Tiranë, tre prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit maroken A. S., 26 vjeç, pasi, tek Bulevardi i Ri, në ambientet e një picerie, i ka vjedhur telefonin shtetasit S. H. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet telefoni i vjedhur dhe 2 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 janë ndaluar shtetasit: V. M., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja” dhe A. Sh., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në ”Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është ndaluar shtetasi V. L., 33 vjeç, i cili, me vendimin penal të Gjykatës së Shkallë së Parë Tiranë dhe vendimin penal të Gjykatës Apelit Tiranë, është dënuar me 40 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu është ndaluar dhe një 18-vjeçar me inicialet E. M., pasi në rrugën “Maria Kraja”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë