Lajme

Arrestohen 3 shqiptarët e shpallur në kërkim, pritet ekstradimi drejt Italisë

Policia ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale.
Policia thotë se në pranga kanë rënë shtetasit G. B., Dritan Kllogjeri dhe Ernest (Nasi) Kaçi, dhe të tre pritet të ekstradohen drejt Italisë, pasi kërkon për llogari të drejtësisë italiane.
Për shtetasin G. B. Gjykata e Arezzos, Itali ka lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nga periudha 01.12.2017 deri 24.06.2018 është i përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike, kryesisht të llojit kokainë. Në qershor 2018, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë kishte marrë 139 doza me lëndë narkotike kokainë, me qëllim për ta shpërndarë në qytetin e Arezzos.
Ndërsa Dritan Kllogjerin, Gjykata e Firences, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burg për veprën penale “Krime seksuale”. Ky shtetas nga viti 2007 deri në 2012, në Firenzuola dhe Firenze e ka detyruar duke e kërcënuar dhe rrahur ish-gruan e tij për të kryer marrëdhënie seksuale.
Ernest (Nasi) Kaçi ishte shpallur në kërkim në 19 nëntor 2019. Autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arresti më datë 28 tetor 2019, pasi Gjykata e Sienas, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.
Procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë do të kryhen nga Zyra Kombëtare e Interpolit në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë