Lajme

Arrestimi i Tahirit, Rama mban konferencë për shtyp

Të premten e 4 shkurtit, GJKKO dënoi me 3.4 vite burg ish ministrin Saimir Tahiri për akuzat për shpërdorim detyre dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Sot kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një konferencë për mediat edhe pse të shtunën e ka shoqëruar në Facebook me një fundjavë të paqtë me pamje nga Voskopoja.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë njofton se Rama gjatë daljes per mediat do të shoqërohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, që do të thotë se objektivi i konferencës do të jetë gjetkë dhe jo me zhvillimet e brendshme.

Mbetet për t’u parë nëse kryeministri do të flasë për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, Saimri Tahiri, të cilin dikur e cilësonte si ish-ministrin kampion dhe një yll në ngjitje


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë