Lajme

Arrestimet, Xhafaj: Shteti do t’iu nxijë jetën “të fortëve”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, njoftoi sot arrestimin e 300 personave në kuadër të operacionit policor “Ndëshkimi i të fortëve” dhe Policia e Shtetit për këto arritje është përgëzuar edhe nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ministri Xhafaj nëpërmjet një postimi në “Twitter” shprehet se kush do të guxojë të bëjë “të fortin” përballë shtetit, policia do t’i “nxijë” jetën dhe se shumë shpejt do të prezantojë paketën antikrim, e cila do të jetë me masa më të ashpra.

“Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve! Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata ‘Të fortët’ e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëjë ‘të fortin’ përballë shtetit, policia do t’i “nxijë” jetën! “Forca e Ligjit” në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale”, shkruan ministri Xhafaj.  

https://twitter.com/FatmirXhafaj/status/1054714386311536640

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë