Portofol

Armët e vogla në 2017 në duar të civilëve

Pjesa më e madhe e një miliard armëve të zjarrit në mbarë botën janë në pronësi të zotëruesëve privatë. Raporti më i fundit “The latest Small Arms Survey 2017” tregon se  857 milion pistoleta, revolverë, pushkë ishin në duart e civilëve në fund të vitit të shkuar, duke e tejkaluar numrin e atyre që janë në posedim të ushtarëve dhe policisë.

Me 120.5 armë për 100 banorë SHBA-të renditen në krye të listës së vendeve me prevalencën më të lartë të armëve, e ndjek Yemeni me (52.8) dhe vendi i tretë Mali i Zi dhe  Serbia (39.1 seicila). Në raportet e mëparshme prej 2006 organizata numëronte 875 milion armë në nivel botëror.

Raporti i Tregtisë së Armëve të vogla 2017: ofron një pasqyrë të tregtisë ndërkombëtare të armëve të vogla dhe të lehta në vitin 2014, identifikon eksportuesit kryesorë dhe më të mëdhenj të armëve të vogla dhe të lehta në botë dhe vlerëson ndryshimet në modelet e tregtisë që nga viti 2013 në vitin 2014. Përditësimi paraqet gjithashtu botimin e vitit 2017 të Barometrit të Transparencës së Tregëtisë së Vogla të Armëve.

Në 2014, eksportuesit kryesorë të armëve të vogla (ata me eksport vjetorë të paktën 100 milion dollar), në rend zbritës, ishin: SHBA-të, Italia, Brazili, Gjermania, Korea e Jugut, Austria, Turqia, Federata Ruse, Republika Çeke, Belgjika, Kroacia, Izraeli, Spanja, Zvicra, dhe Japonia. Brazili eksportoi një vlerë më shumë se sa 500 milion dollar armësh të vogla për herë të parë gjatë viteve 2001–2014.

Në 2014, importuesit kryesorë të armëve të vogla (ata me import vjetor me të paktën 100 milion dollar), në rend zbritës ishin: SHBA-të, Kanadaja, Indonezia, Arabia Saudite, Gjermania, Australia, Iraku, Franca, Hollanda, Mbretëria e Bashkuar. SHBA-të mbeten importuesit më të medhenj në botë, vpor vlera e importit të tyre ra për herë të parë prej 2001, nga 2.5 miliard dollar në 2013 në 2.2 miliard në 2014.

Tregtia ndërkombëtare  earmëve të vogla vlerësohet të paktën 6 miliard në 2014. Municionet përbënin 38 për qind të transfereve globale. Vlera e dërgesave të armëve të zjarrit ushtarak u rrit me 49 për qind midis 2013 dhe 2014, nga 475 milionë dollarë në 708 milion dollarë amerikanë. Ndërsa, vlera e tregtisë në pistoleta dhe revole ra me 16 përqind, nga 1 miliardë dollarë në 845 milionë dollarë.

Barometri i Transparencës i edicionit 2017 të Tregtisë së Armëve të vogla identifikon Gjermaninë, Zvicrën, Hollandën dhe Serbinë si vendet e mëdha më transparente në eksportin e armëve të vogla. Irani, Izraeli, Korea e Veriut, Arabia Saudite, Emiratett e Bashkuara janë eksportuesit kryesorë më pak transparentë.

Piakverazhi mesatar i Barometrit 2017 është 11.33 nga 25 pikë. Fushat që kanë parë përmirësimin më të madh gjatë vitit të kaluar janë: gjithëpërfshirja (+17 për qind), qasja dhe konsistenca (+12 për qind), liçencat e mohuara (+ 11 për qind) dhe qartësia (+4 për qind).

Në raportet e tyre të para vjetore, asnjë prej Austrisë, Kosta Rikës, Republikës Dominikane dhe Liberisë, nuk kishte raportuar transferime të armëve të vogla në Regjistrin e OKB-së, ka dhënë informacion mbi transfertat e armëve të vogla, duke rritur kështu transparencën e përgjithshme mbi transfertat ndërkombëtare të armëve të vogla.

Irani, Korea e Veriut, dhe Emiratet e Bashkuara, nuk kanë regjistruar ndonjëherë vlerë eksportesh prej 10 milion dollar ose më shumë në Comtrade, studimi tregon se janë eksportuesit më të mëdhenj të armëve të lehta. Është më e vështirë të përcaktosh statusin e Arabisë Saudite, që duket të jetë një rieksportues i rëndësishëm i armëve të vogla./statista,SAS/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë