Ne rrjet

Argjentinë, betohet presidenti i ri Javier Milei: S’ka para, do kemi tronditje të forta ekonomike!

Javier Milei është presidenti i ri i Argjentinës dhe ai menjëherë sqaroi se "do të më duhet të marr të gjitha vendimet që janë të nevojshme, edhe nëse fillimi do të jetë i vështirë dhe në një afat të shkurtër gjërat do të përkeqësohen"

Gazeta Si - “Nuk ka para. Peronistët kanë lënë një trashëgimi të inflacionit që tenton të arrijë në 15,000% në vit. Nuk ka alternativë tjetër përveç tronditjeve ekonomike”.

Duke prishur çdo traditë, Javier Milei mori detyrën dje si president i Argjentinës, duke premtuar lot dhe gjak.

Por, në planin afatgjatë, premton një të ardhme të ndritur: "Në Argjentinë fillon një epokë e re, një epokë paqeje dhe prosperiteti, rritjeje dhe zhvillimi".

Asnjë thirrje për bashkim kombëtar pas votimit që përçau vendin, duke e zgjedhur me 56% në votimin e 19 nëntorit.

"Luani" Milei imitoi "ditën e betimit" të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, për herë të parë në historinë e demokracisë së re argjentinase, e cila mbushi 40 vjet, mbajti fjalimin e tij të parë si president në shkallët e Kongresit përpara mijëra njerëzve “të armatosur” me flamuj bardheblu dhe bluza të kombëtares.

Së bashku, ata brohorisnin "Viva la libertad, carajo!". Është slogani i fitores së një të politikani jo favorit, që në vetëm pak muaj pushtoi udhëheqjen e një vendi të shkatërruar nga kriza ekonomike.

Për të kthyer faqen, argjentinasit vunë bast për të, një ekonomist "anarko-kapitalist" i rritur në “talk show”.

Por Milei i shpërblen me fjalë të forta: “Ashtu si rënia e Murit të Berlinit shënoi fundin e një periudhe tragjike për botën, këto zgjedhje shënuan një pikë kthese në historinë tonë”.

Se si ai do të jetë në gjendje t'ia dalë dhe të privatizojë ekonominë pa lënë në krizë miliona argjentinas që jetojnë në administratën publike ose me subvencione, është ende një mister.

Ai është i pari që pranon se receta e tij ultra-liberale do të shkaktojë viktima: “Efekti natyrisht do të ketë një ndikim negativ në punësimin, në pagat reale, në numrin e njerëzve të varfër. Do të ketë stagflacion (kur një rritje e papritur e kostos së naftës redukton kapacitetin prodhues)”.

Më pas, shton ai, “drita do të vijë në fund të rrugës”. Pasi mbaroi ceremonia, i shoqëruar nga motra e tij besnike Karina, Milei u zhvendos në pallatin presidencial, Casa Rosada, ku priti të ftuar ndërkombëtarë, duke përfshirë Mbretin Felipe VI të Spanjës, presidentin ukrainas Volodymir Zelenski, kryeministrin hungarez Viktor Orbán, ish-presidentin brazilian Jair Bolsonaro dhe liderin spanjoll të Vox, Santiago Abascal.

Milei theu një traditë të fundit: që nga fundi i diktaturës, presidentët argjentinas kanë kaluar rreth një shkopi të bërë nga argjendari historik Juan Carlos Pallarols.

Ajo që Milei tregoi dje në Kongres, “gjysmë i emocionuar dhe nervoz”, shkruan gazeta “Clarin”, kishte skalitur kokat e pesë qenve, “fëmijët e mi katërkëmbësh”: alias Conan, Murray, Milton, Robert dhe Lucas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë