Njerez

Aplikimet për azil nga shqiptarët gjatë 2021, arrijnë nivelet e vitit 2019

Aplikimet për azil në Europë nga Shqipëria u rritën gjatë muajve të verës 2021, duke iu afruar niveleve të 2019-s, viti me ikjen më të madhe të shtetasve, pas 2015-s.

Sipas të dhënave nga EASO, zyra europiane e azilantëve, aplikimet për azil në muajin gusht arritën në mbi 1.400, me një rritje prej 46% në krahasim me korrikun dhe më shumë se dyfishi në raport me muajin qershor.

Në gusht, aplikimet ishin më të larta dhe se dhjetor 2019 dhe janar e shkurt 2020.

Në gusht 2021, rreth 1200 ishin aplikime të reja dhe rreth 230 ishin riaplikime.

Gjatë muajit gusht 2021, shqiptarët kishin numrin më të lartë të aplikimeve krahasuar dhe me vendet e rajonit.

Sipas viteve, numri më i madh i aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare (azil) është shënuar në vitin 2015, me gati 69 mijë, ku gati 80% kishin destinacion Gjermaninë. Vitet e mëvonshme, aplikimet u përgjysmuan, ndërsa në 2019-n u shënua një tendencë rritëse e lehtë.

Sipas Eurostat, që nga vitit 2008 deri në 2020, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe përsëri më shumë se vendet e Europës.  

Pas 2020-s ku për shkak të kufizimeve nga Covid-19, aplikimet u ulën, por nuk u ndaluan. Ndërsa 2021-shi solli rritje të tjera.

Shqipëria rënditet përkrah vendeve shumë të varfra apo vendeve në gjendje lufte, për aplikimet për marrjen e një shtetësie europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë