Ka ndodhur

Apeli rrëzon kërkesën e ish-drejtorit Jaeld Çela

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i cili kërkoi një masë më të butë ndaj tij.

Çela akuzohet për “shpërdorim të detyrës” dhe bashkëpunim me grupin e Moisi Habilajt.

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës ankimoi vendimin e Shkallës së Parë, që refuzoi lirimin e tij nga qelia.

Çela kërkon zbutje të masës “arrest në burg” me arsyetimin e tejkalimin të afatit të shqyrtimit të çështjes së tij në Gjykatën e Apelit.

Aktualisht Çela po vuan një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ai ishte i bashkëpandehur në të njëjtin proces me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë