Menaxhim

Anulohet gara për ndërtimin e Aeroportit të Sarandës, asnjë ofertë ekonomike

Gara për dhënien me koncesion të Aeroportit të Sarandës për ndërtim është anuluar plotësisht pas tentativave të herë pas hershme për tëreqjen e operatorëve ekonomikë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndryshuar dy herë rregullat dhe afatet kohore për dorëzimin e ofertave, por përsëri oferet ishin të pakëta dhe të pavlefshme.

Kontrata për aeroportin e Sarandës është parashikuar të jetë 35- vjeçare,  me një vlerë të parashikuar investimit prej 34.32 mln euro.

Ky investim do të duhej të kryhej nga kompania që do të shpallej fituese në garë, ndërkohë që pas projektimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes, në përfundim të periudhës 35-vjeçare do të bëhej transferimi i veprës aeroportule pranë organeve shtetërore.

Kur aeroporti të bëhej funksional ishte bërë plani për ndërtimin e një terminali që fillimisht do të akomodonte 130 mijë pasagjerë në vit, ndërsa pas 10 vitesh 700 mijë pasagjerë. Aeroporti i Sarandës do të kishte kryesisht profilin e një aeroporti turistik, që funksionon zakonisht 7-8 muaj në vit, por sipas autoriteteve ai mund të shërbente edhe përtej sezonit për fluturime të brendshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë