Dy fluturime të Alitalias do të anulohen më 14 janar.
Lajmi bëhet me dije nga Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili sqaron se shkak është greva e lajmëruar e kontrollorëve të trafikut ajror.
“Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë se për shkak të një greve të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 14/01/2020, ora 13:00 me 17:00, do të anulohen fluturimet e Alitalias si më poshtë:
AZ 584 ROME-TIRANE 13:30
AZ 583 TIRANE-ROME 15:45
Autoriteti i Aviacionit Civil thotë ndër të tjera se “të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit të tyre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.