Politike

Antishpifja, edhe OSBE i drejtohet Venecias për ligjin

OSBE-ja i drejtohet Komisionit të Venecias për interpretimin e paketës Antishpifje. Nisma më e fundit është bërë publike nga vetë Harlem Desir, përfaqësuesi i Zyrës së OSBE-së për Lirinë e Media.

LEXO EDHE:
Presidenti kthen “Antishpifjen”, Meta apel Kuvendit: Mos reflektimi ka pasoja
“Antishpifja”, OSBE shpreson që PS ta përmirësojë pas kthimit nga Meta
“Antishpifja”, PS tërhiqet: Do të vendosë Venecia

“Unë dërgova në Komisionin e Venecias rishikimet tona ligjore mbi projektligjet e Shqipërisë për Median Audiovizive dhe Komunikimet Elektronike, pasi Parlamenti shtyu votimin javën e kaluar. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të bërë përmirësime të mëtejshme para një votimi të ri në Parlament.”, shkruan Desir në rrjetet sociale.

Tashmë OSBE-ja, nëpërmjet Zyrës së Lirisë së Medias u bashkohet iniciativës së Këshillit të Europës, që kishte paraqitur pranë Venecias për të interpretuar nëse paketa Antishpifje është në përputhje me ligjet dhe standardet e kërkuara për lirinë e medias.

https://twitter.com/OSCE_RFoM/status/1224315154457944064

Komisioni i Venecias pritet të mblidhet më 20 mars në një seancë plenare për të diskutuar ligjin për mediat Audiovizive. Mazhoranca e shtyu vendimin për votimin e dekretit të Presidentit lidhur me paketën Antishpifje deri në pritje të përgjigjes së Komisionit të Venecias. Socialistët rrëzuan më 30 janar dekretin e presidentit për ligjin e AKEP, ndërsa ngrinë dekretin për ligjin e AMA-s, ku parashikonte sanksione të ashpra ndaj mediave online. Marrja e kompetencave të një gjykate, e drejta e vendosjes së gjobës nga AMA, pa pritur një vendim të formës së prerë nga Gjykata janë para nga shoqatat e gazetarëve dhe organizmat ndërkombëtare si një kërcënim serioz për lirinë e medias. Kryeministri  Edi Rama pati pretenduar se paketa Antishpifje ishte në përputhje me OSBE-në, por  mesazhet e drejtpërdrejta të lëshuara edhe nga Komisioni Europian për të zbatuar sugjerimet e Këshillit të Europës sollën tërheqjen e mazhorancës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë