Futboll

Anglia përmbys Kroacinë dhe merr kreun e grupit

Një përmbysje brenda 10 minutash ka mjaftuar për Anglisë që të marrë tre pikët me Kroacinë dhe gjithashtu të ngjitet në kreun e grupit 4 të Ligës A, në kompeticionin Uefa Nations League. Skuadra e britanike edhe pse e nisi keq këtë kompeticion me humbje dhe barazim në dy ndeshjet e para, ia ka dalë që të ngjitet të krye dhe tashmë do të kërkojë kualifikimin për në Europianin e vitit 2020.

Anglia e nisi mirë ndeshjen që në minutat e para, por në disa raste ishte e pafat që të gjente rrugën e rrjetës. Kroacia në 45 minutat e para më shumë kujdeset që të mos pësojë dhe është e tërhequr në zonën e saj.

Me një pjesë të parë pa gola, 45 minutat e dyta do të ishin një histori totalisht ndryshe. Ajo që çeli siparin e golave do të ishte ekipi ballkanas. Do të ishte Kamariç që në minutën e 57’ nuk gabon dhe çon ën avantazh ekipin kroat. Por ndeshja në atë moment sapo filloi, pasi anglezët do të zgjoheshin për të shënuar 2 gola të shpejtë që përmbysën gjithçka.
Në fillim Lingard, në minutën e 78’, pastaj Kane 7 minuta më vonë i japin Anglisë fitoren e dytë në këtë grup, duke i garantuar njëkohësisht vendin e parë dhe kalimin në raundin tjetër.

 

Më Shumë