Futboll

Anglia në duart e një sulmuesi si Harry Kane

Gjatë kësaj jave, ish-mesfushori i kombëtares angleze, Jamie Redknapp e përshkroi sulmuesin kryesorë të “Tre luanëve”, Harry Kane, si “Messi apo Ronaldo i kombëtares angleze”. Për shembull, për të gjithë ata mund të mos ta dinë, Harry Kane aktualisht udhëheq listën e golëshënuesve të Kampionatit Botërorë, “Rusi 2018”, me pesë gola, të shënuar në vetëm dy ndeshje të luajtura, duke qenë së në sfidën e tretë në fazën e grupeve, ai nuk u aktivizua. Por gjithësesi, përtej të gjitha aftësive, për Kane dhe gjithë të tjetrët ka shumë punë përpara.

Shënimi i golave dhe ndjekja e rekordeve personal të Ronaldos tek Portugalia, apo edhe Gary Lineker tek Anglia, nuk është një përparësi për Harry Kane, pasi ai është një lojtar që i jep shumë prioritet edhe mbështetjes së grupit.

“Sigurisht do të ishte fantastike nëse do e fitoja. Por gjëja më e rëndësishme që mendoj për momentin është të luaj mirë dhe skuadra të marrë rezultate pozitive, pastaj të tjerat do të vijnë vetë,” tha Harry Kane, teksa u pyet për mundësinë e fitimit të Topit të Artë të botërorit.

Kane shpreson që të ketë shanse më të mëdha të martën me Kolumbinë, teksa pritet që pjesa e pare e ndeshjes të jetë më sulmuese se zakonisht.

“Shpresoj që rastet e  para të rrezikshme t’i kemi ne, edhe pse ata kanë lojtarë shumë të mirë në fazën e sulmit, Radamel Falkao, apo James Rodriges. Ne e dimë që kemi përpara një sfidë shumë të vështirë, por ne e kemi treguar edhe në të shkuarën se dimë të luajmë futboll sulmues dhe fitues,” tha Kane në prag të ndeshjes së Anglisë me Kolumbinë për fazën e 1/16 në Kupën e Botës.

Anglia e ka kaluar fazën e 1/16 vetëm dy herë që nga viti 1990, kur mundi Danimarkën në botërorin e 2002 dhe Ekuadorin në 2006.

“Kjo është sfida. Ne e dimë që në kampionatet e fundit botërorë, paraqitjet e ekipit tonë kombëtar nuk kanë qenë shumë të mira. Dhe kjo do të jetë, ajo që ne do të përpiqemi që ta ndryshojmë”, ka thënë Kane.

Në këtë fazë me eleminim direkt, Kane me shokë do të përpiqen që ta kualifikojnë Anglinë në raundin tjetër qoftë edhe duke kaluar përmes gjuajtjeve të penalltive, për të cilat janë duke u përgatitur seriozisht. Se deri ku do shkojë kjo Angli me Harry Kane në krye, do të zbulohet fillimisht të martën në ora 20:00 në sfidën që do të luhet në “Spartak Stadium”, më pas në ndeshjet e tjera, sigurisht nëse do të ketë të tilla.

 

Më Shumë