Sport

Ana Carrasco, pilotja që shkruajti historinë me motorët

Ana Carrasco ka shkruar historinë, duke u bërë pilotja e parë femër në garat  me motorë që fiton një titull kampion bote. 21-vjeçarja e ftoi titullin kampion në klasin botëror, Superbike Supersport 300, me vetëm një pikë diferencë në raundin final në pistën e Magny Cours. Ajo u nis në vendin e 25-të, por me një pilotim fantastik, ia doli që të renditej deri në vendin e 13-të, aq sa mjaftoi për të fituar titullin.

Pas këtij triumfi, pilotja spanjolle ishte shumë e emocionuar dhe ia dedikoi suksesin patriotit të saj, Luis Salom që vdiq gjatë provave në një garë në qershorin e vitit 2016-të.

“Për mua, kjo gjë është e pabesueshme. Kam punuar shumë për ta arritur këtu ku jam. Dua të falënderoj shumë skuadrën time, Kawasaki. Një falënderim të veçantë kam për David Salom, por edhe për të gjithë ekipin që më kanë mbështetur pa u kursyer, pa ata unë nuk do të isha këtu sot. Këtë titull unë dua t’ia dedikoj mikut tim që u nda nga jeta, Luis Salom. E kisha premtuar një gjë të tillë kur ai u nda nga jeta dy vite më parë dhe sot po e mbaj këtë premtim.”- u shpreh Ana Carrasco.

Si ia arriti Ana Carrasco të shkruajë historinë në garat me motorë?

Ajo është vetëm 21 vjeç dhe vjen nga qyteti i Murcia në Spanjë. Nga shumë specialistë të garave me motorë është e cilësuar si një talent i pastër në këtë sport. Dhe në fakt nuk është shumë për t’u habitur talenti i saj në këtë sport, nëse prezantohesh me familjen e pilotes së re. Babai i saj ka qenë pilot edhe pse jo i njohur ndërkombëtarisht. Pas një aksidenti ai i braktisi garat me motorë dhe iu dedikua punës së mekanikut.

Nisur nga pasioni i të atit, Ana iu fut botës së motorëve dhe ishte e aftë të drejtonte një motor që në moshën 12-vjeçare.  Kur ishte 16 vjeç ajo fitoi një cirkuit në Moto3. Në vitin 2013 ajo u bë e para femër që merrte pikë në një garë me motorë, që pas Katja Poensgen në vitin 2001. Përpara, tashmë pilotja spanjolle shikon për të tjera objektiva. Ajo nuk kërkon të ndalet me këtë arritje që gjithsesi do të duhet shumë kohë që të arrihet nga ndonjë femër tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë