Mendim

Amerika “braktis” ushtrinë e Kosovës

Dy muaj më parë, kur Kosova vendosi të bëhej me ushtri, SHBA-ja ishte e parë që i doli në krah, duke dërguar një sërë mjetesh ushtarake. Por tanimë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe aleates së saj më të vyer duket se kanë arritur tanimë pikën më të ulët, pasi Uashingtoni ka sinjalizuar se mund të ndërpresë të gjitha ndihmat për ushtrinë e re të Kosovës.

Qeveria amerikane ka anuluar vizitën e një gjenerali të lartë dhe duket se do të ndërpresë të gjitha stërvitjet e planifikuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës .

Ky vendim, i cilësuar nga ekspertët si një lajm aspak i mirë për Kosovën, vjen vetëm pak pas vizitë së presidentit Hashim Thaçi në Uashington. Ai u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo , por pavarësisht raporteve nuk u prit me Presidentin Donald Trump, duke shtuar zërat se Prishtina zyrtare rrezikon të humbasë aleaten e saj historike.

Të hënën, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka njoftuar presidentin Thaçi, përmes një letre se Qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr në shenjë proteste ndaj vendimit të Kosovës, për ruajtjen në fuqi të taksës ndaj produkteve serbe.

Sikur të mis mjaftonte kjo, komandanti Rama bën të ditur po ashtu se zyrtarë amerikanë në Kosovë e kanë njoftuar atë se Uashingtoni është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe ndihmat ushtarake për FSK-në.

Duke theksuar se anulimi i kësaj vizite është një lajm i keq për Kosovën, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se ka njoftuar edhe ministrin e Mbrojtjes, Rrustem dhe Berisha, kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili nuk pranon të tërhiqet nga vendimi për tarifat.

“Realisht ky nuk është një lajm i mirë. Falë angazhimit të SHBA-së dhe përkrahjes së tyre, ne jemi këtu ku jemi. Por, nuk besoj që do të vijmë deri në atë masë që këto aktivitetet të anulohen. Është partner i jonë strategjik. Besoj që këto janë vendime politike që vijnë si pasojë taksës ndaj Serbisë”, theksoi Rama.

Ai ka shtuar se bashkëpunimin i FSK-së me Gardën Nacionale të Ioëa-s është një ndër partneritetet më të mira me Shtete e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm në fushën ushtarake, por edhe në biznes, kulturë dhe edukim.

Presidenti Hashim Thaçi merr pjesë në lutjet e mëngjesit në SHBA

Rama shpreson se nuk do të arrihet deri në anulimin e të gjitha trajnimeve dhe vizitave ushtarake në SHBA. Vizita e gjeneralit amerikan planifikohej të realizohet nga data 16 deri më 18 shkurt, për të shënuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që ai viziton Kosovën, pasi më 8 maj të vitit të kaluar gjenerali ishte në krye të një delegacioni prej 50 anëtarësh nga Ioëa. Orr u shpreh në atë kohë, se partneritetin me Forcën e Sigurisë së Kosovës ishte më i miri nga 77 partneritet që ka Ioëa në të gjithë botën.

“Zemra ime do t’i takojë çdo herë Kosovës. Kjo është shtëpia ime e dytë”, pati theksuar gjenerali.

Anulimi i kësaj vizite ishte masa e parë që pas paralajëmrimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Pristhtinë se vendimet që minojnë dialogun me Serbinë janë kundër interesave të SHBA-së.

Madje edhe presidenti Thaçi ka thënë të premten se gjatë vizitës në SHBA, i ishte bërë e qartë se pa pezullimin e tarifës doganore nuk mund të vazhdojë dialogu në Bruksel.

Por pavarësisht anulimit të kësaj vizitë, qeveria e Presidentit Ramush Haradinaj duket e vendosur për mos t’u tërhequr nga taksa ndaj Serbisë.

Gjenerali Timothy Orr

Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit të Kosovës ka deklaruar se qeveria shpreh keqardhjen për anulimin e vizitës së gjeneralit Orr, por se vendimi për taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, mbetet i pandryshuar.

“Ky është vendim vetëm i administratës amerikane, tek i cili nuk kemi ndikim. Arsyeja e anulimit të vizitës duke se vjen për shkak të taksës ndaj Kosovës. Ky është vendim sovran i Kosovës. Qeveri është zotuar që ta mbajë taksën 100% në fuqi duke shpresuar që ky do të jetë një argument i mjaftueshëm që Serbia të ulet në tavolinë dhe të diskutojë për gjërat e hapura me Kosovën”, ka thënë Belegu.

Ai ka shtuar se Kosova e çmon mbështetjen e SHBA-së, por se në rastin konkret, sipas tij, ekziston një mospajtim rreth mënyrës sesi Kosova duhet të shkojë drejt dialogut.

Së fundmi Uashingtoni zyrtar paralajmëroi Prishtinën se nëse nuk tërhiqej nga ky vendim, do të ndërpriste të gjitha ndihmat, përfshirë edhe ato për ushtrinë e re të Kosovës. Anulimi i vizitës së gjeneralit, vulos edhe njëherë faktin se SHBA-ja kërkon më çdo kusht arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse ajo përfshin shkëmbim territoresh.

Një gjë e tillë u që me takimet e njëpasnjëshme mes presidentit Donald Trump dhe Thaçit, por edhe me letrën e fundit që kreu i Shtëpisë së Bardhë u dërgoi presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.

Arritja e kësaj marrëveshjeje duket se është aq e rëndësishme për SHBA-në, sa burime diplomatikë thanë për mediat në Kosovë se cilido politikan shqiptar, kosovar, apo serb që do të bëhet pengesë për korrigjimin e kufijve do të futet në listat e zeza amerikane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë