Politike

Ambasadori i BE: Moszgjidhja e ngërçit rrezikon integrimin

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka folur nga Shkodra për situatën politike në vend. Soreca e ka konsideruar një rast të paprecedent djegien e mandateve parlamentare nga opozita.
“E drejta për të protestuar është për të gjithë dhe ne mbështesim të gjithë ata që protestojnë, por kjo gjë duhet të jetë e paqme dhe pa nxitje për dhunë. Nxitja për dhunë është e pafalshme dhe ne presim që protestat në vijim te jenë pa nxitje dhune. Situata është e paprecedent, kemi folur me të dyja palët”, është shprehur ambasadori i BE-së.
Edhe më shqetësuese për Sorecën, është fakti se opozita po mban qëndrim, pa u kthyer pas dhe kjo sipas tij nuk është gjë e mirë.
“Opozita po mban qëndrim pa u kthyer pas dhe kjo është për të ardhur keq. Ja kemi thëne disa herë ketë gjë, por pa sukses. Kjo ndikon në integrimin e Shqipërisë. Ne kemi kërkuar dialog dhe jemi të paanshëm”, vijon Soreca.
Ai ka ftuar palët politike të tregohen të përgjegjshëm dhe të dialogojnë.
“Ne i kemi kërkuar qeverisë që të dialogojmë. U bëjmë thirrje të gjithë politikanëve të Shqipërisë që të mbajnë anën e qytetarëve. BE mbështet interesat e qytetarëve të Shqipërisë. Situata në vend minon këtë dëshire të 93% të qytetarëve shqiptarë për integrim dhe është anëtarësimi në BE qëllimi ynë ndaj Shqipërisë. Në rast moszgjidhje të këtij ngërçi, integrimi i Shqipërisë është në rrezik. U bëjmë thirrje të të gjitha palëve të marrin pjesë në zgjedhjet vendore si e vetmja mënyre demokratikë”, tha Soreca.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë