Politike

Alibeaj hap debat të ri me Berishën, zgjedh anëtarët për territorialen dhe zgjedhoren, përfshin edhe Bylykbashin  

Grupi i 20 deputetëve të PD-së që u mblodhën nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt vendosi përbërjen e anëtarëve nga PD për komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore si dhe komisioni hetimor për investimet strategjike.  

Pjesë e komisionit atij zgjedhor Alibeaj ka zgjedhur edhe Oerd Bylykbashin i pozicionuar tek komisioni i “Rithemelimit”.

Alibeaj mbylli negociatat me Ballën për procesin e zgjedhjes së Presidentit edhe pse në fund të mbledhjes e la një shteg kur tha se PD nuk do ta bojkotojë si proces dhe se është gati deri në afatin e fundit që të negociojë nëse PS bie dakord me dokumentin e hartuar prej atij,  por hapi një debat të ri me Berishën duke propozuar në emër të grupit anëtarët për dy komisione të rëndësishme atë zgjedhore dhe territoriale. Berisha është shprehur se Alibeaj nuk ka tagrin për të vepruar në emër të grupit.

Vihet re se gjatë këtyre komisioneve. Alibeaj ka përfshirë gjithë grupin e vet si përbërje përjashtuar  Oerd Bylykbashin e ‘Rithemelimit’, Grida Dumën e papozicionuar dhe Ervin Salianjin si anëtar zëvendësues  i komisionit për reformën zgjedhore.

Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike:

Gazment Bardhi (kryetar)

Ferdinand Xhaferaj (anëtar)

Lefter Geshtenja (anëtar)

Ilda Dhori (anëtare)

Emilia Koliqi (anëtare)

Bledion Nallbati (anëtar)

Arbi Agalliu (anëtar)

Kastriot Piroli (anëtar zëvendesues)

Jorida Tabaku (anëtar zëvendesues)

Ramadan Likaj

Komisioni për Reformën Territoriale:

Dhurata Cupi (bashkëkryetare)

Zef Hila (anëtar)

Andia Ulliri (anëtare)

Xhelal Mziu (anëtar)

Orjola Pampuri (anëtare)

Saimir Korreshi (anëtar)

Merita Bakiu (anëtare zëvendësuese)

Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)

Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)

Komisioni për Reformën Zgjedhore:

Enkelejd Alibeaj (bashkëkryetar)

Oerd Bylykbashi (anëtar)

Grida Duma (anëtare)

Dashnor Sula (anëtar)

Kreshnik Collaku (anëtar)

Lindita Metaliaj (anëtare)

Seladin Jakupllari (anëtar zëvendësues)

Ervin Salianji (anëtar zëvendesues)

Eralda Bano (anëtare zëvendësues)


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë