Sport

Arnold, futbollisti që kërkon të mposhtë kampionin e shahut

Talenti 19-vjeçar i Liverpool, Trent Alexander Arnold përveçse se është një futbollist shumë i mirë, ka pasion dhe talent gjithashtu edhe për një sport tjetër, por disi më ndryshe. Anglezi pëlqen, që në kohën e lirë të praktikojë sportin e shahut. Nëse lojtarët e tjerë bashkëmoshatarë të tij, pëlqejnë që në kohën e lirë të argëtohen me lojëra të ndryshme elektronike, Arnold është ndryshe. Mbrojtësi anësor i Liverpool gjithmonë gjen kohë të praktikojë pasionin e tij të veçantë për shahun.

Te Liverpool ai luan me shokun e skuadrës, Ben Woodburn, por këtë herë ai tentoi të bënte një tjetër hap. Ai po bëhet gati të përballet me kampionin e botës në shah, Magnus Carlsen. Ky i fundit ka dominuar në këtë sport në tetë vitet e fundit.

“Shahu është si futbolli, çdo gjë ka të bëjë me strategjinë.”- tha Alexander Arnold që është duke u përgatitur për ndeshjen me kampionin e botës nga dy shahist fëmijë.

 “Si në futboll edhe në Shah, duhet të guxuar kur sulmon dhe duhet të jesh i vëmendshëm kur mbrohesh. Gurët e Shahut, ashtu si futbollistët kanë pozicione dhe cilësi të ndryshme. Të gjitha këto duhet t’i dish dhe t’i bësh siç duhet për të marrë një rezultat pozitiv. Ka të bëjë me talentin dhe praktikimin e vazhdueshëm.”- tregon më tej ylli i Liverpool.

“Futbolli ka qenë gjithmonë pasioni im, por gjithashtu unë gjithmonë kam luajtur shah. Është si një çlirim nga streset e ditës për mua. Kam luajtur shah që kur kam qenë shumë i vogël. Luaj gjithmonë me shokun tim Ben Woodburn edhe pse ai është në Sheffield, por ne gjithmonë e gjejmë kohën për të luajtur shah, pasi është një pasion i përbashkët i joni.”- tregon më tej Arnold. Ty trajnerët fëmijë të futbollistit të Liverpool quhen Shreyas Royal, 9 vjeç dhe Kyan Bui, 12 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë