Ne rrjet

Aleksei Navalni izolohet me një vit burg në regjimin më të ashpër: Dënimi më i keq i mundshëm

Njoftimi i kundërshtarit të Putinit në rrjetin “X”. Një ditë më parë, një gjykatë në Moskë, kishte refuzuar apelin e tij kundër dyfishimit - me 19 vjet - të dënimit të tij. Ai ndodhet në qeli që nga viti 2021

Gazeta Si - Nuk ka paqe për Aleksei Navalnin, opozitarin kryesor të qeverisë ruse, i burgosur në koloninë famëkeqe penale IK-6, 250 km larg Moskës: kushtet e burgimit të tij janë gjithnjë e më të rënda dhe dje ai njoftoi përmes avokatëve të tij, se do të transferohet në të ashtuquajturën EPKT për 12 muajt e ardhshëm.

Domethënë, burgu më i ashpër, me izolim maksimal. Vetëm një ditë më parë, gjykata e kishte refuzuar apelin e tij për uljen e dënimit të tij me 19 vjet, që i ishte dhënë muajin e kaluar për “ekstremizëm”.

"Një vit në EPKT, është dënimi më i rëndë i mundshëm në të gjitha llojet e burgjeve", - tha Navalni në postimin e tij të shkurtër.

Nuk dihet nëse ai do të transferohet në një objekt tjetër, në një regjim të veçantë, apo do të qëndrojë në IK-6.

Regjimi ndëshkues i izolimit i është shkaktuar vazhdimisht Navalnit muajt e fundit, madje edhe për shkelje të vogla të rregullave të burgut, si larja e fytyrës disa minuta para kohës së caktuar.

Shëndeti i tij, raportojnë familja dhe bashkëpunëtorët e tij, po përkeqësohet: Aleksei Navalni, 46 vjeç, vuan nga sëmundje të rënda kronike për shkak të helmimit që pësoi në vitin 2020, nga vetë qeveria ruse.

Navalni i detyrohet dënimit që po vuan për të njëjtin helmim. I akuzuar tashmë për “përvetësim” nga një kompani kozmetike në vitin 2014, atij iu pezullua dënimi, me kusht, edhe falë ndërhyrjes së Gjykatës së Lartë Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Megjithatë, më 20 gusht 2020 ai u helmua me një agjent nervor, Novichok, i cili e mbajti atë në një koma të shkaktuar nga mjekësia për muaj të tërë. Gjermania e Angela Merkelit më pas e mirëpriti atë për mjekim të specializuar.

Por muajt e fundit, sipas autoriteteve, ai nuk ka mundur asnjëherë t'i nënshtrohet kontrolleve të nevojshme për lirim me kusht.

Në janar 2021, siç parashikohej, ai u arrestua ndërsa kthehej nga Gjermania në Moskë.

Që atëherë ai ka qenë në burg. Së pari, me 11 vjet e gjysmë dënim; tashmë i dënuar me 19 vjet, për aktivitetet “ekstremiste” që ushtron edhe nga burgu.

Jo vetëm duke kontestuar luftën në Ukrainë, por edhe përmes Fondit të “tij” Kundër Korrupsionit, i cili në mënyrë periodike dhe rregullisht denoncon paligjshmërinë, korrupsionin dhe represionin e përhapur të presidentit Vladimir Putin dhe pushtetit të tij. Prandaj, zëri më i fortë i disidencës ruse ndodhet në burg dhe tani, në izolim.

Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë