Ne rrjet

Aleksandër Vuçiç shtrohet në spital, probleme me zemrën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shtruar të premten mbrëma në spital për shkak të problemeve me zemrën.

Në një njoftim të zyrës së tij, thuhet se ai u shtrua në Akademinë Ushtarake Mjekësore për shkak të problemeve kardiovaskulare dhe se gjendja e tij është e qëndrueshme.

Presidenti 49 vjeçar, po mbahet në spital për shkak të kujdesit të mëtejshëm.

Aleksandër Vuçiç, një ish ultra nacionalist që pohon të jetë shndërruar në një reformator pro evropian, ishte pjesë e Partisë Radikale Serbe të drejtuar nga ultra nacionalisti Vojislav Sheshel deri në vitin 2008.

Gjatë luftës në Kosovë, ai kishte shërbyer si ministër për informim në qeverinë e ish presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në vitin 2006 derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Aleksandër Vuçiç u bë kryeministër i Serbisë në vitin 2014, ndërsa në vitin 2017 u zgjodh president i saj.

Partia Përparimtare Serbe e drejtuar prej tij është në pushtet që nga viti 2012.

Serbia e mbështetur nga Rusia kundërshton pavarësinë e Kosovës të shpallur më vitin 2008.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shtruar në një spital ushtarak pasi ka patur probleme me zemrën. Lajmi është konfirmuar sot nga zyra e tij. Një zyrtar në Beograd, i tha Reuters sot se “presidenti tani është më mirë”.

Vuçiç 49 vjeç, u shtrua të premte, në një spital ushtarak në Beograd për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Megjithëse roli presidencial i Vuçiç është ceremonial, ai mban kontrollin politik si kryetar i Partisë Progresive Serbe, e cila ka  në pushtet që nga viti 2012.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë