Ne rrjet

Albright dhe Clinton vizitojnë Prishtinën!

Madeleine Albright, ish- sekretarja Amerikane që dha një kontribut të çmuar në çlirimin e Kosovës dhe Hillary Clinton, një nga zyrtarët më pro-shqiptare në Uashington do të vizitojnë pas dy javësh Prishtinën.

Tre ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaha dhe presidenti aktual, Hashim Thaçi, do të organizojnë më 12 qershor një pritje madhështore për zonjën Albright dhe ish-kandidaten për presidente.  Organizim i është besuar presidentes së parë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, Atifete Jahjaga.

Vizita e dy ish-zyrtareve të larta do të vijë gjatë inaugurimit të një busti të zonjës Albrighti në sheshin i cili mban tanimë emrin e saj.

Madeleine Korbel Albright, ishte femra e parë në postin e sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo i kushoti mandatin clirimit të Kosovës gjate viteve të vështira të luftës dhe për ta shpërblyer shteti i Kosovës e ka nderuar me Medaljen e Arte te Lirisë.

Jahjaga takon Madeline Albright,

Megjithatë, gati 20 vjet pasi Madeleine Albright vuri me “shpatulla pas murit” Sllobodon Millosheviç për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme në Kosovë, Uashingtoni nuk ka mundur ende të vendosë paqe mes Beogradit dhe Prishtinës. Tani që dialogu i udhëhequr nga BE-ja ka dështuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të marrin sërish “frenat” për të udhëhequr shqiptarët dhe serbët drejt arritjes së marrëveshjeje përfundimtare, e cila u përfol se mund të përfshinte edhe shkëmbimin e territoreve.

Si Sekretare Shteti gjatë presidencës së Bill Clinton, Albright udhëtoi herë pas herë në Beograd dhe Prishtinë duke e kthyer fundin e masakrave ndaj shqiptarëve në prioritetin kryesor të politikës së jashtme. Ky ishte shansi i fundit i administratës së Bill Clinton për të lënë një trashëgimi.

Albright shpresonte të përfundonte punën që administrata Klinton kishte filluar në 1994, me një marrëveshje të përhershme për tërheqjen paqësore të trupave serbe nga Kosova. Garancitë e sigurisë të ofruara nga SHBA-ja nuk mjaftuan, pasi pala serbe nuk pranoi të firmoste paktin ushtarak të hartuar nga ndërkombëtarët. Në atë kohë pala shqiptare dhe ajo serbe nuk u takuan ballë për ballë, por përmes ndërmjetësuesve.

Për shumë ekspertë, që presidenti aktual Donald Trump të shmangë gabimet e tilla është e nevojshme që këtë herë asnjëra palë të mos jetë në presion. Pra Beogradi të mos sulmohej duke thënë se do të bllokohet në rrugën drejt BE-së dhe se Kosova do të bllokohet në rrugën drejt NATO-s dhe OKB-së.

Madeline Albright

Gati dy vjet pas ardhjes në pushtet, Trump ka treguar një interes të pashembullt për tu angazhuar në Ballkanin Perëndimor. Për shumë ekspertë, iniciativa e Trump për të ndërhyrë në dialogun Kosovë-Serbi ishte një rikthim i viteve 90’ kur SHBA e kishte vënë Ballkanin në krye të agjendës së saj.

Por për të arritur paqen mes shqiptarëve dhe serbëve, presidenti duhet të kontaktojë me Madeleine Albright, zyrtaren e fundit të lartë amerikane që mbajti mbi shpatulla peshën e këtij misioni.

Duke folur me mediat amerikane disa vite me parë,  Albright shprehej se veprimet e SHBA-së gjatë Luftës së Kosovës, duke përfshirë bombardimin e Serbisë pa aprovimin e Kombeve të  Bashkuara, ishte e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, por ishte gjëja e duhur për të bërë.

Presidenti Bill Klinton urdhëroi bombardimet e Kosovës në vitin 1999 në një përpjekje për të ndaluar brutalitetin e forcave serbe kundër shqiptarëve, një vendim për të cilin edhe zonja Clinton shprehet se është mjaft “krenare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë