Bota

Alarmohet Greqia, zbulohet një anije pa pilot me eksploziv në Lefkada

Forcat e Armatosura të Greqisë janë vënë në gjendje alarmi pas zbulimit të një anijeje pa pilot në zonën e Lefkadas.

Burimet ushtarake thonë se provat e para tregojnë për praninë e detonatorëve dhe eksplozivëve, çka ngre dyshime se mjeti mund të ketë qenë i përgatitur për një sulm të mundshëm.

Autoritetet po hetojnë gjithashtu mënyrën se si anija pa pilot ka mbërritur në Lefkadë, me një skenar të mundshëm që ajo të jetë transportuar me një mjet tjetër detar, pasi kalimi autonom në distanca të mëdha konsiderohet i vështirë nga ekspertët.

Sipas raportimeve, teknologjia e përdorur ngjan me modelet e njohura të anijeve pa pilot të tipit “Magura”, të zhvilluara në kuadër të luftës në Ukrainë. Këto mjete përdorin navigim satelitor dhe sisteme komunikimi me rreze të gjatë veprimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë