Ne rrjet

“Al Jazeera”: Varfëria, krimi dhe kriza politike turbullojnë të ardhmen e Shqipërisë

“Al Jazeera” i ka kushtuar një shkrim krizës së fundit politike në vendin tonë, duke folur jo vetëm për implikimet e saj në vendimin e Bashkimit Europian në qershor, por për akuzat e blerjes së votave, zgjedhjet lokale dhe reformën në drejtësi si kushtin kryesor për përparimin e vendin tonë drejt BE-së.

“Perceptimi se qeveria socialiste e Edi Rama ka përqafuar interesa të veçanta që lidhen me trafikimin e drogës, është tejet i përhapur në Shqipëri. Dy ministra të brendshëm kanë dhënë dorëheqjen nën dyshimet se kishin marrë ryshfet nga krimi i organizuar”, shkruan televizioni i njohur.

Al Jazeera ka realizuar një interviste me Kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, i cili thotë se socialistët kanë përdorur paratë e drogës për të blerë zgjedhjet. “Krimi i organizuar ka kapur shtetin dhe ka kontrollin e plotë të ekzekutivit, legjislaturës dhe gjyqësorit, i cili nuk ndjek raste të korrupsionit të profilit të lartë”, shprehet kreu i PD-së.

Ai ka shfrytëzuar intervistën me”Al Jazeeran” për t’i bërë publikisht thirrje Ramës të japë dorëheqjen dhe të lejojë krijimin e një qeverie tranzitore për të organizuar zgjedhjet e parakohshme.

Artikulli i “Al Jazeera”

“Amendamentet që propozuam u hodhën poshtë pa asnjë diskutim. Sa herë që ministrat thirreshin për të raportuar para komisioneve parlamentare, refuzonin të paraqitshin”, thotë Basha. “Komisionet hetimore refuzuan të shqyrtojnë dëshmitë e hetimeve që provonin bashkëpunim midis krimit të organizuar dhe ministrave”.

Duke iu referuar akuzave të opozitës për manipulimin e zgjedhjet e vitit 2017, “Al Jazeera” citon edhe OSBE-së, e cila pranon se kishte hasur shenja të presionin ndaj votuesve, votimit të dyfishtë dhe mashtrimeve. Por zyrtarët e OSBE-së thonë se të gjitha partitë e pranuan rezultatin dhe Bashkimi Europian nuk e vuri në pikëpyetje rezultatin.

“Pse ankohen për manipulimin e zgjedhjeve dy vjet më vonë, para zgjedhjeve lokale?” , thotë Taulant Balla për televizionin e njohur, duke i bërë thirrje opozitës të kthehet në parlament.
“Në demokraci, nëse nuk përfaqëson votuesit, humbet të gjithë autoritetin”, thekson ai.

Al Jazeera shkruan se trazirat politike vijnë vetëm disa muaj para se BE-ja të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave. Sipas saj, një kriter kyç është përfundimi i reformës në drejtësi dhe çrrënjosja e gjyqtarët e korruptuar nga ekzekuti.

Lulzim Basha

“Edhe Komisioni Europian, i cili mbështet hapjen e bisedimeve tani, ka vendosur si kusht reformën në drejtësi, me qëllim burgosjen e kriminelëve që mbrohen nga gjyqtarët e korruptuar, veçanërisht ata që janë të lidhur në kontrabandën e drogës”, shkruan televizioni.

Ai citon po ashtu edhe raportin e fundit të Komisionit, se Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit në Bashkimin Europian dhe konsiderohet gjithashtu një vend tranzit për droga të rënda si heroina dhe kokaina.

“Edhe pse është rritur numri i autorëve të arrestuar për trafik droge, numri i dënimeve mbetet i papërfillshëm” thotë Al Jazeera. Të dhënat sugjerojnë se problemi i drogës po përkeqësohet. Katër vjet më parë, më shumë se gjysma e krimeve të rënda ishin të lidhura me prodhimin dhe kultivimin e drogës. Kjo shifër arriti në dy të tretat në vitin 2016 dhe gati në tre të katërtat në 2017-ën”, thekson media e njohur.

Ajo kritikon kryeministrin Rama, duke thënë se reforma në drejtësi ishte një nga premtimet e fushatës që i garantua fitoren në vitin 2013, por ai nuk e trajtoi seriozisht për vite me radhë.

Nga ana tjetër, Balla thotë se në vitin 2016, socialistët miratuan një dispozitë që u lejoi politikanëve të emëronin gjyqtarë të cilët do të hetojnë dhe burgosin politikanët. “Pra, nuk ka kontroll nga parlamenti apo qeveria mbi sistemin e drejtësisë”, tha ai. “Sfida jonë kryesore ka qenë dhe është zhvillimi i turizmit. Kompanitë e mëdha, nga Gjermania, nga Italia nuk mund të vijnë për të investuar në Shqipëri, nëse kanë garanci për stabilitet politik”, thekson Balla.

Taulant Balla

Al Jazeera shkruan se zgjedhjet e ardhshme në qershor do të jenë një test për popullaritetin dhe mbështetjen qytetare ndaj qeverisë.

“Ata po shfrytëzojnë fondet publike për rrugë, shkolla dhe spitale. Por këto nuk u bëjnë aspak përshtypje njerëzve që nuk mund të gjejnë punë. “Papunësia vazhdon të jetë 13 për qind, pavarësisht rritjes prej katër për qind në letër. Shqiptarët fitojnë më pak se 5.000 dollarë në vit për frymë, gati 30 për qind nën mesataren e BE-së. Shumë po përpiqen të largohen në vend që të qëndrojnë në një treg pune që ata e konsiderojnë tërësisht të korruptuar”, thekson media e njohur

Sipas Al Jazeeras, të gjitha partitë në vendin tonë mbështesin anëtarësimin në BE, por ato janë të ndara kur bie fjala për shanset e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit.

“Ne e dimë se BE nuk do t’i hapë negociatat me një vend që shumë media evropiane e quajnë ‘Kolumbia e Europës”, thotë Basha.

 

Më Shumë